Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shkencëtarët amerikanë pretendojnë se Kina po ndërton një bazë raketash bërthamore

Shkencëtarët amerikanë pretendojnë se Kina po ndërton

Shkencëtarët amerikanë pretenduan se Kina ka krijuar një bazë në perëndim të vendit ku mbahen raketa bërthamore.

Në raportin e Federatës së Shkencëtarëve Amerikanë të (FAS), thuhet se fusha e raketave bërthamore me rreth 110 njësi silosi, është në ndërtim e sipër, sipas imazheve satelitore nga provinca Xinjiang e Kinës.

Kjo thuhet se është fusha e dytë e tillë e ndërtuar në Kinën perëndimore në dy muajt e fundit. Gazeta Washington Post muajin e kaluar njoftoi se 120 njësi silosi u panë në fushën e shkretëtirës në rajonin Yumen të provincës Gansu.

Sipas raportit të FAS, deponia e re në rajonin Hami, e vendosur afërsisht 380 kilometra në veriperëndim të Yumen-it, është në ndërtim e sipër.

Teksa SHBA-ja dhe Rusia po përgatiten për negociata mbi kufizimin e armatimit global, Kina deri më tani nuk ka marrë pjesë në negociata për kontrollin e armëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore