Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shkak përhapja e Covid-19, SHBA zgjat mbylljen e pjesshme të kufirit me Meksikën

Shkak përhapja e Covid-19, SHBA zgjat mbylljen e pjesshme të kufirit

Meksika dhe SHBA-ja do të vazhdojnë të kufizojnë kalimet në kufirin e tyre të përbashkët deri më 21 gusht, për të frenuar përhapjen e COVID-19, njoftoi sot Ministria e Jashtme e Meksikës.

“Qeveria e SHBA-së na ka informuar vendimin për të zgjatur mbylljen e pjesshme të kufirit edhe për një muaj tjetër”, shkroi Ministria e Jashtme në Twitter.

Kufizimet e trafikut tokësor midis dy vendeve u vunë në zbatim më 21 mars 2020, në mënyrë që të frenohej përhapja e COVID-19.

Që nga ajo kohë, të dyja vendet e kanë mbajtur kufirin të mbyllur për turistët ose vizitorët rastësorë. Megjithatë është i autorizuar kalimi i mallrave, si edhe lëvizja e punëtorëve ose studentëve.

Qeveria meksikane planifikon të përfundojë vaksinimin e popullsisë së komunave të saj në kufi me SHBA-në, me synimin për të rihapur kufirin e saj verior.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore