Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Shifra shqetësuese, rekord të infektuarish dhe viktimash nga COVID në Greqi

Shifra shqetësuese, rekord të infektuarish dhe viktimash nga COVID

453 të prekur me Covid 19 dhe 5 viktima është bilanci i 24 oreve të fundit në Greqi, shifër rekord prej fillimit të pandemise në vend.

 Gjithashtu është rritur në 79 edhe numri i personave në terapi intensive. Në total numri i të prekurve ka shkuar në 18 123 kurse i viktimave 388. Numri me i madh i rasteve në 24 oret e fundit , 240, përsëri është regjistruar në prefekturen e Athinës.

Sipas zv/ ministrit të Mbrojtjes Civile në gjithë vendin janë mbi 5800 të prekur aktivë, ndërsa në Athinë treguesi R ( 1 i prekur infekton 1 person) ka shkuar për here të pare në 1. Në gjithë vendin vazhdojnë të jenë të mbyllura si një nga masat për shpërndarjen e virusit, mbi 150 shkolla, ndërsa orët e ardhshme priten edhe masa të reja parandaluese.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore