Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

SHBA po përgatit hakmarrjen ndaj Rusisë/ Jep një mesazh të fuqishëm për Vladimir Putinin

SHBA po përgatit hakmarrjen ndaj Rusisë/ Jep një mesazh të

Shtetet e Bashkuara po përgatiten t’i dërgojnë një mesazh të fortë shtetit rus në formën e një serie sulmesh kibernetike që synojnë rrjetet ruse.

Administrata e presidentit të SHBA-së, Joe Biden po përgatitet të kryejë një seri sulmesh kibernetike drejtuar rrjeteve ruse, në shenjë hakmarrje që synon dërgimin e një mesazhi të qartë drejt Moskës.

Duke cituar zyrtarë të njohur me operacionin e njoftuar, New York Times shkruan se “seria e veprimeve sekrete” të drejtuara kundër Rusisë pritet të fillojë gjatë tre javëve të ardhshme dhe se qëllimi i këtyre sulmeve kibernetike është që të jetë i dukshëm për presidentin rus, Vladimir Putin dhe shërbimet e inteligjencës ruse. 

Sulmi ka të ngjarë të përputhet me sanksionet e reja ekonomike kundër Rusisë, si dhe vendimin ekzekutiv të Biden që synon forcimin e sigurisë së rrjeteve të qeverisë amerikane.

Sulmet kibernetike të lartpërmendura, të cilat mund të fillojnë në të vërtetë në çdo moment kundër Rusisë, janë në fakt përgjigja amerikane ndaj sulmit të hakerëve SolarWinds, me të cilin qeveria amerikane lidh Rusinë.

SolarWinds u karakterizua si një nga sulmet më të mëdha dhe më të sofistikuara të hakerëve në histori, madje u deshën tetë muaj për ta vërtetuar. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore