Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Sërish qindra të vdekur nga covid në Itali, rritet numri i të infektuarve

Sërish qindra të vdekur nga covid në Itali, rritet numri i

Koronavirusi vijon të regjistrojë shifra të larta të viktimave dhe infeksioneve në Itali.

Autoritet shëndetësore të vendin fqinj raportojnë se gjatë 24 orëve të fundit, 487 persona kanë humbur jetën.

Edhe pse shifra është e lartë, krahasur me dje ka një ulje të viktimave, pasi 1 ditë më parë u regjistruan 627 vdekje.

Gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë konfirmuar të infektuar 17 221 persona, një rritje me rreth 4 mije krahasur me dje.

Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 3,717,602 mes të cilëve kanë humbur jetën 112,861 qytetarë.

Deri më tani, janë injektuar pothuajse 12 milionë vaksina, dhe 3.6 milionë persona kanë marrë edhe dozën e dytë./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore