Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Serbia hap dhomë tregtie në Jeruzalem, por ende jo Ambasadën

Serbia hap dhomë tregtie në Jeruzalem, por ende jo Ambasadën

Serbia ka hapur Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë në Jeruzalem, por jo Ambasadën e saj. Rasti është “denoncuar” në rrjetet sociale nga ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Melisa Haradinaj-Stublla.

Ish-kryediplomatja e Kosovës thotë se kjo është prova më e mirë se Serbia nuk respekton marrëveshjet ndërkombëtare që bie dakord dhe nënshkruan me shtetet e tjera.

“Pra, Serbia ka hapur zyrën e saj të re të tregtisë në Jeruzalem, por s’e ka lëvizur ambasadën e saj në Jeruzalem, që duhej të ndodhte para datës 1 korrik. Kjo është një tjetër provë se ajo vazhdon të jetë një partnere e pabesueshme ndërkombëtare, që nuk respekton marrëveshjet e shkruara”, thotë Haradinaj-Stublla.

Serbia dhe Kosova nënshkruan më 4 shtator të vitit të kaluar në Shtëpinë e Bardhe një marrëveshje me SHBA, sipas të cilës dy vendet do të zhvendosnin Ambasadën në Jeruzalem, në këmbim të kësaj, Izraeli do të njihte Kosovën, ndërsa Serbisë i premtoheshin investime amerikane.

Kosova e respektoi angazhimin e vet, duke e hapur Ambasadën në Jeruzalem gjatë muajve të pranverës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore