Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Serbët bojkotojnë institucionet e Bosnjes: Të hiqet vendimi që ndëshkon mohimin e gjenocidit në Serbrenicë

Serbët bojkotojnë institucionet e Bosnjes: Të hiqet vendimi

Serbët e Bosnjes kanë bojkotuar institucionet e federatës në shenjë proteste ndaj vendimit për të dënuar me gjoba të majme dhe deri me burg mohuesit e gjenocidit të Serbrenicës.

Bojkoti përfshin Parlamentin, Këshillin e Ministrave dhe Kryesinë e tre presidentëve të Bosnje Hercegovinës.

Vendimi është marrë në unanimitet nga të gjitha partitë politike serbe të Bosnjës, kundër përfaqësuesit të lartë ndërkombëtar, Valentin Inzko, që ndryshoi Kodin Penal të vendit ku dënohet mohimi i gjenocidit dhe glorifikimi i kriminelëve të luftës.

Serbët thanë se nuk do ta njohin vendimin e Inzkos. Mirko Sharoviç, kryetar i Partisë Demokratike Serbe tha se është plotësisht e qartë se kurrë nuk do të pranohet asnjë vendim të Përfaqësuesit të Lartë.

Anëtari serb i kryesisë trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodik ka thënë se përfaqësuesit politikë të serbëve, nuk do të marrin më pjesë në vendimmarrje, derisa të gjendet rruga për shfuqizimin e vendimit.

“Nuk do të jetoj në një shtet, ku dikush mund të marrë vendime përmes rrjeteve sociale.”, ka thënë Dodik. Përfaqësuesi i Lartë ndërkombëtar në Bosnje e Hercegovinë, Valentin Inzko, duke i përdorur kompetencat e Bonit, më 23 korrik, ka vendosur ndryshime në Kodin Penal të këtij shteti.

Kompetencat e Bonit i japin atij të drejtë për të shtyrë përpara vendime, për të cilat, aktorët e tjerë politikë nuk shfaqin vullnet për një gjë të tillë. Inzko e ka marrë këtë vendim, disa ditë para përfundimit të mandatit të tij në Bosnje.

Sipas këtyre ndryshimeve mohuesit e gjenocidit dhe glorifikuesit e kriminelëve të luftës mund të dënohen deri me 6 vite burg.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore