Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Rusia merr vendimin, ja ku do ta nisë fillimisht vaksinën anti-Covid

Rusia merr vendimin, ja ku do ta nisë fillimisht vaksinën anti-Covid

Me gjithë dyshimet dhe skepticizmin e Perëndimit, Rusia tashmë duket gati për të nisur vaksinën anti-Covid që shpiku. 

Sipas mediave ruse, testimi i vaksinës së Coronavirus do të nisë fillimisht tek një grup prej 40 mijë personash.

Ky proces do të monitorohet nga një organ i huaj hulumtues kur të nisë javën e ardhshme, thanë mbështetësit e projektit.

Vaksina, e quajtur Sputnik V në “nder” të satelitit të parë në botë të dërguar në hapësirë nga Bashkimi Sovjetik, është përshëndetur si e sigurt dhe efektive nga autoritetet dhe shkencëtarët rusë pas dy muajve testesh klinike në njerëz në shkallë të ulët, rezultatet e të cilave nuk janë bërë publike ende, raporton The Guardian.

Por, prapëseprapë ekspertët perëndimorë kanë qenë më skeptikë ndërsa kanë dalë kundër  përdorimit të saj derisa të gjitha hapat e testimit të aprovuara ndërkombëtarisht të jenë marrë dhe të provohet që kanë qenë të suksesshme.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore