
Ruajeni datën 2 shkurt, Toka do të shoh spektakël! Afrohet kometa e Neandertalit
Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, qielli në 2023-shin ofron spektakël nga shiu i meteorëve, tek e ashtëquajtura kometë e Neandertalëve, që në 2 shkurt do t’i afrohet ndjeshëm Tokës.
Hera e fundit që kjo kometë ka qenë kaq pranë planetit tonë ishte përpara 50 mijë vjetësh, kur banorët e tij ishin kushërinjtë e largët të njeriut modern. E pamundur të thuhet nëse në atë moment ndonjëri prej tyre ka mundur ta admirojë atë me sy të lirë, por këtë hera do të jetë thuajse e pamundur të bëhet diçka e tillë, pasi sikurse thotë astronomia Elena Mazzotta Epifani e Institutit Kombëtar Italian të Astrofizikës (Inaf), kometa do të mund të shihet vetëm me dylbi, qoftë edhe nga zonat më të errëta.
Trajektorja e trupit qiellor të pagëzuar si ZTF (C/2022 E3), po ndiqet me kujdes observatorët e mëdhenj astronomikë të Hemisferës Veriore. Sipas ekspertëve, kometa e Neandertalëve mund të tregojë shumë mbi sistemin tonë diellor, mbi origjinën e tij dhe mënyrën sesi lindën sistemet planetare të ndryshme nga tonat.
Hëna duket do të prishë pak show-n kozmik, sepse drita e saj nuk do të lejojë që kalimi i kometës të shihet qartë. C/2022 E3 është një kometë shumë e lashtë, e cila vjen nga kufijtë e sistemit tonë planetar dhe e ka vizituar Tokën vetëm një herë më parë.









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




