Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Rrugët u boshatisën e spitalet u tejmbushën/ Plagët e fshehura të Covid në Wuhan, një vit pasi filloi gjithçka

Rrugët u boshatisën e spitalet u tejmbushën/ Plagët e

Çifti Chao mbylli dyqanin e tyre të tekstilit në një zonë turistike të Wuhan më 20 janar 2020 për festën hënore të Vitit të Ri. Atë natë në lajmet e rrjetit shtetëror, autoriteti më i lartë epidemiologjik i vendit, Zhong Nanshan, konfirmoi një bombë: koronavirusi i zbuluar në atë qytet një muaj më parë, i cili tashmë kishte infektuar zyrtarisht më shumë se njëqind njerëz, po përhapej gjithandej. 

Më 23 janar, saktësisht një vit më parë, Wuhan u mbyll si burg. Do të duheshin 76 ditë që të rihapej sërish.

Një vit më vonë, dhe ndërsa pandemia është jashtë kontrollit në Perëndim, virusi tregon në plan të parë shenja të asaj traume që la rrugët bosh dhe tejmbushën spitalet në çdo vend.

Ndërsa tani, qyteti i Wuhan ka rimarrë veten, me bllokimet e trafikut dhe aktivitetin e tij industrial dhe po përgatit me padurim ardhjen e Vitit të Ri hënor brenda dy javësh. Zonat më të njohura të blerjeve mbushen me turma njerëzish.

Pa kufij kapaciteti, restorantet sigurojnë se kanë rikuperuar çdo gjë edhe pse ka ende të infektuar . Viti i ri duhet festuar me mbledhje masive. 

"Eshtë vendi më i sigurt në botë!" thoshte më herët një 25-vjeçar entuziast, duke përsëritur një frazë të dëgjuar pa pushim në qytet.

“Ne kemi vendosur masa shumë të rrepta të kontrollit, janë kryer teste masive të kovidit dhe tani kemi edhe vaksinat tona. Kjo tregon se Kina është një vend i fuqishëm dhe ka bërë një punë të mirë duke kontrolluar virusin. Jam shumë e qetë ”, thotë një tjetër.

Megjithatë frika ekziston pasi janë shënuar shumë të infektuar së fundi, dhe Covid është ende një plagë nga e cila Kina nuk e ka marrë veten. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore