
Rriten tensionet/ Aromë lufte, aeroplanë ushtarakë grekë provokojnë anijen, Turqia i kundërpërgjigjet me armë
Një nga katër aeroplanët luftarakë grekë që iu afrua anijes turke “TCG Çesme” në perëndim të ishullit Menos hodhi një fishek të rremë nga 2 milje detare largësi, sipas burimeve të sigurisë.
Anija turke ishte e angazhuar në aktivitete vëzhguese gjatë incidentit dhe pritet ta vazhdojë kërkimin në rajon deri më 2 mars, sipas orarit vjetor të aktivitetit detar, shkruan Anadolu Agency.
Burimet nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare në Turqi thanë se anija u është kundërpërgjigjur aeroplanëve që ishin duke fluturuar në lartësi prej 1.000 metrash.
Sistemi për plumba të rremë është i instaluar në shumicën e aeroplanëve luftarakë dhe përdoret për t’i mashtruar raketat që lëvizin sipas nxehtësisë.
Sipas agjencive turke tw lajmeve avionët luftarakë grekë ngacmuan anijen TCG Çesme, e cila kryen kërkime shkencore dhe teknike në fushën hidrografike në ujërat ndërkombëtare të Egjeut verior. Një nga 4 avionët luftarakë grekë që po i afroheshin anijes kërkimore të ngacmuar duke hedhur një gëzhojë plumbi 2 milje detare larg.
Ministri turk i Mbrojtes, Akar tha në një deklaratë mbi këtë çështje se "Ky është një nga ngacmimet e shpeshta të fqinjëve tanë grekë. Përgjigja e nevojshme u dha brenda kornizës së rregullave."
Anija kërkimore TCG Çesme filloi kërkimet e saj shkencore dhe teknike në fushën hidrografike në ujërat ndërkombëtare të Egjeut verior.
Si pjesë e programit vjetor të aktivitetit të planifikuar, anija, e cila do të kryejë kërkime shkencore dhe teknike në Egjeun verior deri në 2 Mars, u ngacmua nga aeroplanët luftarakë Grekë.
Katër aeroplanë F-16 të Forcës Ajrore Greke iu afruan TCG Çesme në perëndim të ishullit Limni. Një nga avionët luftarakë i ngacmuar duke qëlluar me plumba manovre 2 milje detare nga TCG Çesme.







OBSH: Pandemia nuk do të përfundojë këtë vit
Historia e plotë >

Ndryshimi i paktit të 1 prillit 2013, me atë 1 marsit!
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Gjyqi ndaj "Shqip"/ Paditë që synojnë t’ua mbyllin gojën gazetarëve ...
Historia e plotë >
Gjykatat Kushtetuese/ Sherri me presidentin, PS ndryshon ligjin dhe proc...
Historia e plotë >
Rëndohet situata e pandemisë në Shqipëri, 9 qarqe zona të kuqe, shpresa e vetme janë vaksinat

Lajm i mirë për ata që e kanë kaluar Coronavirus/ Do duhet vetëm ...

Shtyhet me 24 orë dërgesa e Pfizer, 15,210 dozat e vaksinave do të mbërrijnë të martën
Biznes


Tuneli i Llogorasë/ Kompania Gjoka jep çmimin më të ulët për ndërtimin
Historia e plotë >

