Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

'Rrëzohen avionë e helikopterë'/ Vijon tmerri i luftës, Armenia njofton për goditjen e fortë ndaj Azerbajxhanit

 'Rrëzohen avionë e helikopterë'/ Vijon tmerri i

Ministria e Mbrojtjes së Armenisë njoftoi se sot ushtria e Nago-Karabakut rrëzoi një aeroplan dhe një helikopter të Ajzerbajxhanit. Sipas mediave të huaja menjëherë pas kësaj, u raportua se edhe dy avionë të tjerë u rrëzuan.

“Dy avionë të tjerë u goditën. Kjo do të thotë që tre aeroplanë u rrëzuan sot. Për më tepër, dy helikopterë dhe gjashtë dronë u shkatërruan brenda ditës,” tha zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes së Armenisë Artsrun Hovanisyan në profilin e tij në Facebook.

“Forcat e Nago-Karabakut rrëzuan një aeroplan dhe një helikopter në jug dhe juglindje të vendit” , shkroi zëdhënësja e Ministrisë Susan Stepanjan më parë në profilin e saj në Facebook.

Ndërkohë disa orë më parë, Ministria e Mbrojtjes së Armenisë tha se 15 automjete u shkatërruan, dhe  të një sistem raketash BM-30 Smerch dhe gjashtë dronë u rrëzuan.

'Rrëzohen avionë e helikopterë'/ Vijon tmerri i 'Rrëzohen avionë e helikopterë'/ Vijon tmerri i

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore