Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Republikanët duan kohë, por demokratët të vendosur për ndëshkimin me 'gjyq' të Trump

Republikanët duan kohë, por demokratët të vendosur për

Pavarësisht thirrjeve të republikanëve për të shtyrë në kohë kërkesën për shqyrtim në Senat për ndëshkuar ish-presidentin Donald Trump, demokratët janë të vendosur për paraqitur nismën.

"Dhoma e Kongresit do të dorëzojë artikullin e fajësimit kundër ish Presidentit Donald Trump në Senat të Hënën, duke filluar zyrtarisht procedurat gjyqësore javën e ardhshme, tha udhëheqësi i shumicës së Senatit, Chuck Schumer të premten në konferencën e Senatit.

Njoftimi i Schumer vjen pas një kërkese nga lideri i pakicës republikane në Senat, Mitch Mçonnell për të shtyrë gjyqin deri në Shkurt dhe për t'i dhënë kohë Trump dhe ekipit të tij ligjor ende në formim për të përgatitur mbrojtjen e Trump.

Trump do të jetë ish-presidenti i parë që do të përballet me një gjyq për fajësimin. Disa Republikanë të Senatit kanë argumentuar se gjyqi do të ishte antikushtetues sepse presidenti i 45-të nuk është më në detyrë, një qëndrim që mund të shkaktojë një debat të Senatit dhe të votojë mbi vlefshmërinë e “gjyqit” në javët e ardhshme.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore