Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Republika Çeke/ 80 për qind e rasteve me Omicron, asnjë kolaps i sistemit shëndetësor

Republika Çeke/ 80 për qind e rasteve me Omicron, asnjë kolaps

Në Republikën Çeke, varianti Omicron përbën 80 për qind të infeksioneve ndryshe nga varianti Delta, raportoi sot autoriteti shëndetësor SZU në Pragë.

“Lajmi i mirë është se numri i shtrimeve në spital po bie”, tha ministri i Brendshëm, Vit Rakusan, duke shtuar se sistemi shëndetësor nuk po përballet me mbingarkesë.

Shkalla aktuale e incidencës shtatëditore në vend është 678 infeksione të reja të konfirmuara për 100,000 banorë. Autoritetet besojnë se rritja e rasteve pozitive që shihet në testimin masiv në shkollat çeke mund t’i atribuohet variantit Omicron. Pothuajse 1.2 milionë nxënës dhe rreth 170,000 mësues po i nënshtrohen testeve.

Autoritetet shëndetësore çeke po përqendrohen në gjurmimin e kontakteve të dy grupmoshave me personat e infektuar,  ata nën moshën 18 vjeç dhe ata më të vjetër se 65 vjeç

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore