Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Rekord të infektuarish, Evropa në alarm. Binden qytetarët, rrugët bosh në Francë

Rekord të infektuarish, Evropa në alarm. Binden qytetarët,

Shtetet europiane po përjetojnë shifra ditore rekord në pandemin e koronavirusit, ndërsa po ashpërsojnë dhe kufizimet për të shmangur një kolaps të mundshëm të sistemit shëndetësor. Në Francë është zbatuar gjerësisht shtetrrethimi me orar gjatë natës, teksa Italia po shton masat për të frenuar përhapjen e virusit.

Rrugët e Parisit dhe 8 qyteteve të tjera në Francë ishin të shkretuara ndërsa në zbatim hyri urdhri për izolimin me orar. Shtetërrethimi nga ora 21:00 deri në 6:00 të mëngjesit u vendos nga autoritetet si masë për të frenuar nivelin e lartë të përhapjes së Covid-19 dhe tejmbushjen e spitaleve. Por biznese si baret dhe restorantet janë shprehur kundër këtij kufizimi duke paralajmëruar se po shkojnë drejt falimentit.

Franca është kthyer në një epiqendër përhapjeje të virusit në Europë, kontinent i cili po has vështirësi dhe shifra rekord nga pandemia globale. Në 24 orët e fundit shëndetësia franceze raportoi mbi 32 mijë raste me koronavirus, një shifër që nuk ishte arritur më parë.

Shifra rekord edhe në Itali, kuqeveria do të vendosë në zbatim ashpërsim të kufizimeve për qytetarët. Masat e reja do të prekin kryesisht lëvizjen e lirë, por do të ketë udhëzime edhe për tëpunuarit nga shtëpia.

Edhe Mbretëria e Bashkuar raportoi një shifër të lartë,me mbi 16 mijë raste me koronavirus në 24 orët e fundit, një rritje me 1 mijë infektime nga dita e kaluar. Qeveria e Boris Johnson po aplikon një program me3 nivele ndërhyrjeje për të ndaluar përhapjen e virusit.

Ndërsa kancelarja gjermane, Angela Merkel, u bëri thirrje qytetarëve që të reduktojnë kontatin menjëri-tjetrin dhe të mos udhëtojnë, pasi ky shtet europian shënoi një tjetër rekord për raste ditore.

 Në fjalimin e saj të përjavshëm, Merkel tha se Gjermania gjendet në një moment shumë kritik me pandeminë koronavirus.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore