Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Rekord infektimesh me COVID-19, opozita në Indi kërkon izolim kombëtar

Rekord infektimesh me COVID-19, opozita në Indi kërkon izolim

Partia kryesore opozitare në Indi bëri thirrje për izolim kombëtar, pasi ky vend kaloi të martën shifrën prej 20 milionë të të infektuarve me koronavirus. Zëdhënësi i Partisë Kongresi Kombëtar tha se “shërbimet shëndetësore kanë kolapsuar” dhe se izolimi është i nevojshëm “për të këputur zinxhirin”. Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, është duke i rezistuar izolimit, për shkak të ndikimit ekonomik.

Rastet “po ngadalësohen”, tha qeveria, por numri i testimeve ka rënë gjithashtu, çfarë do të thotë se numri i rasteve mund të jetë më i lartë se shifrat zyrtare. “Tani jemi të detyruar, nuk ka opsione. Duhet të vendosim bllokadën kombëtare, për të këputur zinxhirin, për të vendosur rregull në shërbimet shëndetësore”, tha për BBC-në Pawan Khera, zëdhënës i partisë opozitare të Kongresit Kombëtar. Thirrje për izolim kombëtar bënë edhe udhëheqës të biznesit, ekspertë ndërkombëtarë të shëndetit dhe politikanë të tjerë.

Eksperti kryesor amerikan për sëmundjet infektive, Antony Fauci, e përshkroi situatën në Indi si “jashtëzakonisht serioze” dhe tha se izolimi kombëtar është i nevojshëm, ashtu si edhe vaksinimi masiv dhe ndërtimi i spitaleve të improvizuara. India, në gati dy javët e fundit, ka regjistruar mbi 300,000 raste të reja me koronavirus çdo ditë.

Spitalet kanë raportuar mungesa shtretërish dhe oksigjeni. Shtetet e Bashkuara dhe Mbretëria e Bashkuar kanë dërguar disa kontingjente me ndihma në Indi. Në total, India ka konfirmuar mbi 20.2 milionë raste me koronavirus dhe mbi 222,000 viktima, por shifrat besohet të jenë shumë më të larta, pasi jo të gjithë të infektuarit dhe viktimat raportohen apo regjistrohen. Që prej janarit, India ka administruar mbi 157 milionë doza të vaksinave kundër koronavirusit.

Por, vetëm 10 për qind e popullsisë prej 1.4 miliard banorësh ka marrë një dozë të vaksinës dhe vetëm 2 për qind kanë marrë nga dy doza.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore