Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Rasti i pazakontë/ 23 vjeçares i injektojnë 6 doza vaksine Pfizer: Mjekët nuk e dinë çfarë do të ndodhë me mua

Rasti i pazakontë/ 23 vjeçares i injektojnë 6 doza vaksine

Një rast i pazakontë është raportuar sot nga Italia, ku pas një gabimi njerëzor, një vajze 23 vjeçare i janë injektuar 6 doza të vaksinës së kompanisë Pfizer.

E reja është shtruar në spitalin Noa në Massa Carrara dhe po mbahet në kontroll të rreptë nga mjekët, ndërsa thotë se ka dhimbje të forta.

“Kam frikë dhe më dhemb krahu. Mjekët nuk e dinë se çfarë pasojash do të kem. Nuk do të bëj denoncime penale, por mund të hap padi ndaj spitalit”, shprehet vajza.

Nga sa raportohet vajza 23 vjeçare mori vaksinën në spital dhe më pas shkoi në shtëpi, por pas disa orësh u zbulua se asaj i ishte bërë një shishe e tërë vaksine që korrespondon me 6 doza të Pfizer.

Menjëherë mjekët e morën në telefon dhe duke qenë se ishte një rast i pa hasur më parë vendosën që ta shtrojnë në spital për ta mbajtur në kontroll. Fatmirësisht deri tani, 23-vjeçarja nuk ka shfaqur asnjë simptomë apo alergji.

“Fola me mamanë time dhe ramë dakord që nuk do të bëj asnjë kallëzim penal. Këto janë gjëra që mund të ndodhin, të gjithë gabojnë, nuk ishte me dashje. E lexova në sytë e infermieres që më bëri injeksionin. Unë jam mjaft mirë, por kam dhimbje dhe mjekët nuk mund të më thonë se çfarë mund të ndodhë”, tha 23-vjeçarja.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore