Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Rastet me Covid rriten/ Në Bangladesh mijëra shtretër spitalesh janë bosh, njerëzit: Më mirë vdesim në shtëpi!

Rastet me Covid rriten/ Në Bangladesh mijëra shtretër spitalesh

Mijëra shtretër për pacientët me koronavirus në Bangladesh janë bosh, megjithëse vendi po përballet me një rritje të shpejtë të rasteve të sëmundjes.

AFP thotë se disa të prekur ia kanë bërë të qartë punonjësve të shëndetit se “preferojnë më mirë të vdesin në shtëpi sesa në spital”. Vendi ka regjistruar rreth 183,795 infeksione me COVID-19, dhe gati 3,000 raste të reja po shtohen çdo ditë, ndërsa numri i të vdekurve sot mbërriti në  2.352.

Ekspertët thonë se shifrat e vërteta ka të ngjarë shumë më të larta se kaq, pasi sipas tyre, deri tani janë kryer shumë pak testime. Në kryeqytetin Dhaka, rreth 4.750 nga 6.305 shtretër të ndarë për pacientët me koronavirus nuk po përdoren, pranuan zyrtarë të shëndetësisë.

Ata thonë se ka vetëm rreth 100 pacientë në një spital të ri me 2,000 shtretër të ndërtuar posaçërisht për të luftuar pandeminë.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore