Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Raketa në drejtim të parlamentit, Izraeli bombardon Rripin e Gazës

Raketa në drejtim të parlamentit, Izraeli bombardon Rripin e

Izraeli nisi sulmet ajrore në Rripin e Gazës, pas një serie sulmesh me raketa që goditën territoret e shtetit hebre pranë Jeruzalemit.

Hamas, që drejton Gazan tha se të paktën 20 persona, mes të cilëve gra dhe fëmijë mbetën të vdekur nga bombardimet e avionëve izraelitë.

Në Jeruzalem, sulmi me raketa që u nisën prej Rripit të Gazas shkaktoi zhvendosjen e Parlamentit izraelit, ndërkohë që tensionet janë përshkallëzuar ditët e fundit.

Hamas kërcënoi me hakmarrje dhe goditje në territoret izraelite pasi qindra palestinezë u plagosën gjatë përplasjeve me policinë izraelite në Xhaminë Al Aksa.

Izraeli mohoi se bombardimet kanë vrarë gra dhe fëmijë, duke thënë se nga sulmet kanë gjetur vdekjen të paktën tre militantë të Hamas në Gaza.

BBC thotë se burime të saj konfirmojnë se mes viktimave është edhe Mohammed badullah Fayyad, komandant i brigadave Izzedine al-Qassam.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu tha se me bombardimet pranë Parlamentit izraelit, Hamas kishte kaluar vijën e kuqe dhe se Izraeli do të kundërpërgjigjej me forcë të madhe.

SHBA kërkoi vetëpërmbajtje nga të dyja palët, Sekretari i Shtetit, Antony Blinken kërkoi nga Hamas ndalimin e menjëhershëm të sulmit me raketa në drejtim të Izraelit. Ditën e fundit kanë rezultuar ditët më të përgjakshme dhe më të dhunshme në gjashtë vitet e fundit mes Izraelit dhe palestinezëve.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore