Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Kosova

Qindra shqiptarë po shkojnë në Serbi për t'u vaksinuar, ja çfarë shkruajnë mediat serbe

Qindra shqiptarë po shkojnë në Serbi për t'u vaksinuar,

Qindra qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Bujanoc për të marrë vaksinën anti-COVID që po jepet nga autoritetet shëndetësore të Serbisë.

Siç raportojnë mediat serbe, shqiptarë të shumtë nga disa komuna në Kosovë janë në Bunjanoc për vaksinën anti-COVID. Ato raportojnë se qytetarët kryesisht janë nga Gjilani dhe komunat përreth.

“Bujanovacke” shkruan se drejtori i Qendrës Shëndetësore aty ka thënë se ky institucion u jep vaksinat anti-COVID qytetarëve të Kosovës, vetëm me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë në Serbi.

Në fakt, Serbia kishte sjell disa doza të vaksinës anti-COVID-19 në Mitrovicë të Veriut në fund të dhjetorit, por pas reagimit të institucioneve të Kosovës, procesi u ndalua.

Për këtë çështje, inspektorati i Ministrisë së Shëndetësisë të mërkurën ka bastisur edhe shtëpinë e shëndetit në Shtërpcë, në kërkim të vaksinave ilegale të sjella nga Serbia. Pas kësaj, Qeveria e Serbisë ka vendosur që serbët e Kosovës të marrin vaksinën anti-COVID-19 në Kurshumli, qytet në kufi me Kosovën. /Koha.net/

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore