Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Putin reagon ndaj SHBA dhe i vendos vijat e kuqe NATO-s: Shpresoj të mos shkojë puna deri aty sa...

Putin reagon ndaj SHBA dhe i vendos vijat e kuqe NATO-s: Shpresoj të

MOSKË- Presidenti Vladimir Putin tha të martën se Rusia do të detyrohet të veprojë nëse 'vijat e saj të kuqe' në Ukrainë do të kalohen nga NATO, duke thënë se Moska do ta shohë vendosjen e disa kapaciteteve të raketave sulmuese në tokën ukrainase si një shkas. 

“Nëse në territorin ukrainas shfaqen sisteme sulmuese, koha që ato të mbërrijnë në Moskë do të jetë 7-10 minuta, dhe 5 minuta në rastin e armëve hipersonike. Çfarë duhet të bëjmë ne nëse realizohet një skenar i tillë? Do të duhet të krijojmë diçka të ngjashme në lidhje me ata që na kërcënojnë. Dhe mund ta bëjmë tani”, tha Putin në një forum ku po merrte pjesë.

Presidenti shtoi se Rusia kishte testuar me sukses predhën hipersonike, që mund të udhëtojë me një shpejtësi nëntë herë më të madhe sesa e zërit. “Krijimi i këtyre kërcënimeve në Ukrainë përbën një vijë të kuqe për ne. Shpresoj të mos shkojë puna deri aty”.

Më herët, Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se një agresion rus ndaj Ukrainës do të kishte pasoja të rënda. Perëndimi akuzon Moskën se po mobilizon trupa në kufi me Ukrainën, por nga ana tjetër edhe Putin akuzon NATO-n se po kryen manovra të rrezikshme pranë kufirit të saj.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore