Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Provoi të hidhej i lidhur nga lartësia e madhe, turistit i këputet kordoni dhe e pëson keq

Provoi të hidhej i lidhur nga lartësia e madhe, turistit i

Tajlanda është një nga vendet turistike më të vizituara në botë. Përveç bukurive të rralla, në këtë vend mund të provosh edhe aventura të rrezikshme.

Këtë ka dashur të provojë një turist, por nuk i ka shkuar aspak mirë. I shtyrë nga shokët, ai ka provuar hedhjen nga lartësia, i lidhur me një kordon, që teorikisht nuk duhet ta lejonte të binte në ujë, çka mund t’i pësonte dëmtime.

Në të vërtetë, në mënyrë të befasishme në momentin e hedhjes kordoni është këputur dhe turisti ka rënë në mënyrë të dhunshme në ujë, për shkak të lartësisë së konsiderueshme.

Vetë turisti ka publikuar foto të dëmtimeve të tij, ku tregon se ka mavijosje dhe gërvishtje thuajse në gjithë trupin. “Ishte sikur dikush të më godiste në mënyrë të dhunshme”, mësohet të jetë shprehur turisti nga Hong Kongu.

Raportohet se parku, në të cilin zhvilloheshin këto kërcime të rrezikshme e ka kompensuar turistin për shifrën e 300 dollarëve, si dhe ka marrë përsipër mjekimin e të riut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore