Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin, gati t'u japin "bekimin" çifteve homoseksuale

Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin, gati t'u

Priftërinjtë në rreth 100 kisha katolike të Gjermanisë kanë sfiduar hapur Vatikanin, pasi nga sot, do t’u ofrojnë bekimin çifteve të gjinisë së njëjtë.

BBC shkruan se Lëvizja “Dashuria fiton” u shfaq, pasi Kisha Katolike në Vatikan tha në muajin mars se Zoti “nuk mund ta bekojë mëkatin”.

“Dashuria fiton” e përshkroi këtë vlerësim të Kishës si “shuplakë në fytyrë njerëzve në të gjithë botën”.

Lëvizja publikoi një hartë që tregon të gjitha kishat që u ofrojnë bekimin çifteve homoseksuale.

Papa Françesku ka thënë më herët se ai beson se çiftet homoseksuale duhet të lejohen të bëjnë “bashkime civile”, por pa dhënë bekimin e bashkimit në Kishë

Vitin e kaluar, ai ka thënë në një dokumentar se këto çifte “kanë të drejtë të jenë në familje”.

Pavarësisht qëndrimeve që kanë shkaktuar debate, Papa ka miratuar qëndrimin e Kongregatës për Doktrinën e Besimit, se Kisha Katolike nuk e ka fuqinë t’i bekojë bashkimet e çifteve të gjinisë së njëjtë.

Është “e pamundur” që Zoti “të bekojë mëkatin”, tha Kongregacioni për Doktrinën e Besimit.

Sipas doktrinës së krishterë, martesa është vetëm mes një gruaje dhe një burri, dhe çdo lidhje tjetër përbën shkelje të ligjit të Perëndisë dhe cilësohet si mëkat.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore