Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje/ Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020 (VIDEO)

Prezervativi e ndihmoi të fitonte medalje/ Atletja i çudit të

Atletja australiane Jessica Fox gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment të vështirë.

27-vjeçares iu desh të dilte në planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.

Edhe pse me 1001 peripeci, ajo mori medaljen e bronxtë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.

Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur kondomin për të riparuar kajakun e saj.

‘Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë,” shkruan Fox në postimin e saj.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by The Highlights Club (@thehighlightsclubau)

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore