Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Presidenti amerikan në “shopping”/ Joe Biden fotografohet brenda dyqanit duke bërë pazar

Presidenti amerikan në “shopping”/ Joe Biden fotografohet

SHBA- Presidenti amerikan Joe Biden është fotografuar pa maskë mbrojtëse në një dyqan në ishullin Nantucket në Massachussetts, ku së bashku me familjen e kaloi festën e “Ditës së Falënderimeve”.

Biden nën shoqërimin e Shërbimit Sekret në dyqan po zgjidhte dhurata për nipat – duke “mos pasur parasysh” rrezikun nga COVID-19.

Në hyrje të dyqanit gjendej një mbishkrim i madh, ku thuhej se masat mbrojtëse janë detyruese që të mbahen në këtë ambient të mbyllur. Në fakt Biden kishte maskë, por thjesht me të nuk e kishte mbuluar fytyrën siç kërkohet edhe nga ekspertët shëndetësorë.

Biden, 79-vjeç që futet në kategorinë e personave më të rrezikuar nga COVID-19, ka marrë dozën e tretë të vaksinës. Kujtojmë që Shtetet e Bashkuara janë bindshëm me numrin më të madh të infektuarve dhe vdekurve nga COVID-19, me 49.077.695 të infektuar dhe 799.312 të vdekur.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore