Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës rrëzojnë presidentin Trump

Amerika ende nuk e di se cili do të jetë presidenti i saj. Gara mes Presidentit Trump dhe rivalit Biden vazhdon të jetë e ngushtë.

Një ditë më parë, Joe Biden është vetëm një hap larg fitores së zgjedhjeve Presidenciale. Sipas “Foxnews”, Biden ka arritur shifrën e 264 votave elektorale, vetëm 6 larg triumfit, numrit magjik, 270.

"Unë kam besim se do të dalim fitues, por kjo nuk do të jetë fitorja ime apo fitorja vetëm e jona. Do të jetë një fitore për popullin amerikan, për demokracinë tonë, për Amerikën", shkruan Biden në Twitter.

Ky ishte një mesazh që ai pret të fitojë këto zgjedhje që pati shumë kontestime nga ana e rivalit të tij republikan dhe që ka nisur betejën tjetër atë dërgimit të çështjes së votave në Gjykatën e Lartë.

Ora 22:35 - Vjedhje votash? Joe Biden : Demokracinë tonë e ka zili gjithë bota

Joe Biden, kandidati demokrat për President, në një konferencë për mediat, ka deklaruar se çdo votë duhet të numërohet.

I qetë dhe optimist Biden u shpreh se demokracia amerikane është zilia e botës, duke shtuar se duhet të kemi vetëm durim për të pritur rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.

“Vullneti i fituesve e zgjedh presidentin e Amerikës. Çdo votë do të numërohet. Demokracia ndonjëherë është e rrëmujshme e kërkon durim, qeverisja jonë është zilia e botës.

Ora 21:20 Bide: Do të qeveris si President amerikan

Në një postim në Twitter, kandidati për president Joe Biden si thotë se fushatën e bëri si një demokrat krenar, por do të qeverisë si President amerikan, pa dallime kuq apo blu.

“Më lejoni të jem i qartë: Unë bëra një fushatë si demokrat krenar, por unë do të qeveris si një president amerikan” shkruan ai.

Ora 21:12 Beteja në 4 shtete, si ndahen votat

Ende nuk dihet se kush është presidenti i ri i SHBA. Biden kryeson me 253 kundrejt 214 të Trump, për 270 votat e Kolegjit Elektoral, që i duhen fituesit. Numërimi vazhdon në katër shtete që do të përcaktojnë fituesin: Xhorxhia dhe Pensilvania në lindje dhe Arizona e Nevada në perëndim.

Trump kryeson në Xhorxhia e Pensilvani, ndërsa Biden në dy të tjerat, por kryesimet janë në shifra të ulta, që i bën këto shtete ende të pavendosura.

Nëse kryesimi i Biden në Arizona (11 vota elektorale) dhe Nevada (6 vota elektorale) mbetet deri në fund, ai do të siguronte 270 votat e duhura elektorale dhe do të bëhej presidenti i 46 i Shteteve të Bashkuara në janar, pavarësisht rezultatit në Pensilvani ose Xhorxhia.

Zoti Trump duhet të ruajë kryesimin në Pensilvani (20 vota elektorale) dhe Xhorxhia (16 vota elektorale) dhe të fitojë veç tyre Arizonën, ose Nevadën, që të fitojë.

Rezultati është i ngushtë në të katër shtetet. Në Xhorxhia, Trump kryeson me rreth 14 mijë vota, ndërsa ka edhe 50 mijë fletë-votime ende të panumëruara.

Në Pensilvani, Trump kryeson me 108 mijë vota, por numri i votave të panumëruara është rreth 500 mijë.

Biden kryeson me 12 mijë vota në Nevada dhe me 68 mijë në Arizona. Por ka ende shumjë vota pa u numëruar në të dyja shtetet.

Trump ka ende mundësi të fitojë në shtetet ku kryeson rivali Biden, si dhe të fitojë në Xhorxhia dhe Pensilvani.

Ora 20:47 Trump rikthehet në lojë, përgjysmon epërsinë e Biden në Arizona

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngushtuar epërsinë në shtetin e Arizonës, që dje u shpall si i fituar nga Biden, nga shumë media në Amerikë, shkruan Forbes.

Beteja e Arizonas për 11 votat elektorale vazhdon të jetë e ngushtë.  Biden ka 68.390 vota në Arizona, apo 2.4% më shumë se Trump. Dje epërsia e Biden ishte 5% vota më shumë.

Ora 20:04 Dy gjykata rrëzojnë Trump

Një prej gjykatësve të Michigan-it ka hedhur poshtë kërkesën e Trump për pezullimin e numërimit të votave, me pretendimin se vëzhguesve republikanë u është mohuar qasja për të parë fletët e votimit.

E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Xhorxhia, ku një gjykatës ka refuzuar padinë e Trump për të pezulluar procesin e numërimit të votave me postë.

Në tre shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Xhorxhia, Miçigan dhe Pensilvani, zyrtarët e fushatës elektorale të  Trump paraqitën të mërkurën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.

Synimi është të pezullohet numërimi i votave të shumta të dërguara nëpërmjet postës, për të cilat Presidenti Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet.

Ish-Nënpresidenti Biden është shpallur fitues në Miçigan dhe Uiskonsin, por ende nuk është shpallur rezultati në Xhorxhia dhe Pensilvani.

Ora 19:35 Biden fiton terren edhe në Pensilvani

Presidenti Donald Trump po humb terren edhe në Pensilvani, ku ka patur një rënie të ndjeshme në 24 orët e fundit.

Aktualisht Trump kryeson me 115 mijë vota, nga 600 mijë që ishte në avantazh ndaj Biden. Humbja në Pensilvani do thotë se Trump nuk ka më asnjë mundësi matematikore për t’u rizgjedhur president.

Aktualisht  po numërohet fletët e votimit me postë, të cilat janë ndjeshëm në favor të Biden.

Sipas CNN po priten me interes rezultatet në Filadelfia, e cila ka 12% të popullsisë së shtetit dhe shihet si një mundësi për Biden.

Në 2016 Hillary Clinton fitoi 584,000 vota në Filadelfia dhe ky mund të jetë një bastion edhe për Biden.

Ora 19: 15 Donald Trump zbulon dy skenarët: Mund të fitoj unë, por edhe Biden

Presidenti Donald Trump ka reaguar sërish, ndërsa raportohet se rivali i tij, Joe Biden po thellon diferencës, duke iu afruar gjithnjë e më shumë Shtëpisë së Bardhë.

Trump thotë se me votat e ligjshme rizgjidhet ai president, por nëse numërohen "votat e paligjshme", fiton Biden.

"Nëse numërohen votat e ligjshme, unë i fitoj me lehtësi zgjedhjet! Nëse numërohen votat e paligjshme dhe votat me vonesë, ata mund t'i vjedhin zgjedhjet!", shkruan presidenti Trump.

Ora 18:50 - Optimist për fitoren, Joe Biden: Bëni durim, njerëz

Teksa ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për Zgjedhjet Presidenciale në SHBA, ka reagur sërish kandidati demokrat, Joe Biden.

Në një status në Twitter, ai u ka kërkuar popullit amerikan që të bëjnë durim. Ashtu si në fjalimin e djeshëm, Biden ndjehet optimist për fitoren e zgjedhjeve.

Ora 18:40 Biden rrit epërsinë në Navada

Joe Biden ka thelluar epërsinë ndaj presidentit Donald Trump në Nevada, shtet ky që ia siguron 6 vota elektorale dhe rrjedhimisht fitoren.

Nga 8 mijë vota që kishte më shumë në shtetin perëndimor të ShBA’së, Biden ka thelluar epërsinë në 12 mijë vota, teksa janë numëruar 76 përqind e tyre.

Votat me postë janë duke u numëruar edhe në Pennsylvania, North Carolina dhe Georgia, ku është në avantazh Trump, por që epërsia e tij është duke u tkurrur vazhdimisht.

Joe Biden në shkallë vendi është duke prirë me afër 3.5 milionë vota më shumë se  Donald Trump.

Gjithsesi gara është ende e hapur dhe Trump matematikisht është ende në lojë.

Ora 18: 15 Gjykata i jep të drejtë Trump, pezullon numërimin e 29 mijë votave me postë në Pensilvani 

Pas kërkesës së Donald Trump gjykata ka vendosur që të pezullojë numërimin e votave të dërguara me postë në  qarkun Allegheny në Pensilvania. Bëhet fjalë për rreth 29,000 fletë-votimi të diskutueshme, të cilat pretendohet se janë të shtypura gabimisht.

Pak më herët Donald Trump përmes një postimi në rrjetet sociale njoftoi “fitoren ligjore në Pensilvani”.

Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se votat me postë janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet.

Ora 17:50 - Në Georgia mbeten edhe 60 mijë vota për t’u numëruar

Kanë mbetur edhe 60 mijë vota pët tu numëruar në shtetin e Georgia-s, që shumë shpejtë pritet të publikohen edhe të dhënat se cili kandidat ka fituar.

Zëdhënësi i Sekretarit të Shtetit të Georgia, Brad Raffensperger, ka bërë të ditur se zyrtarët i kanë dhënë prioritet saktësisë e jo shpejtësisë.

Ai gjithashtu theksoi se disa zyrtarë të këtij shteti kanë harruar të klikojnë butonin e “ngarkimit”, për të postuar votën e tyre e cila duhet të numërohet, për këtë arsye shteti ua ka dërguar atyre një njoftim shtesë si rikujtesë.

Ora 17:27- Padi ligjore nga ekipi i Presidentit, Trump jep lajmin: Fitore e madhe ligjore në Pensilvani

Presidenti Donald Trump ndërmerr hapin e parë që mund të çojë në një betejë të zgjatur ligjore. Në tre shtete kyçe të betejës elektorale për përcaktimin e fituesit të zgjedhjeve, në Xhorxhia, Miçigan dhe Pensilvani, zyrtarët e fushatës elektorale të zotit Trump paraqitën të mërkurën padi gjyqësore për menaxhimin e votave me postë, ndërsa në Uiskonsin ekipi elektoral i Presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin.

Synimi është të pezullohet numërimi i votave të shumta të dërguara nëpërmjet postës, për të cilat Presidenti Trump ka deklaruar, pa paraqitur prova, se janë të manipuluara dhe se po shtojnë shanset e sfiduesit demokrat Joe Biden për të fituar zgjedhjet.

Ish-Nënpresidenti Biden është shpallur fitues në Miçigan dhe Uiskonsin, por ende nuk është shpallur rezultati në Xhorxhia dhe Pensilvani.

“Kërkojmë të shohim votat që u hapën dhe u numëruan ndërkohë që ne nuk patëm qasje të mjaftueshme”, tha menaxheri i fushatës Trump, Bill Stepien, në një deklaratë ku njoftoi padinë në Miçigan. Paditë u paraqitën pasi Presidenti Trump sinjalizoi më herët të mërkurën në mëngjes se do t’i drejtohet drejtpërdrejt Gjykatës së Lartë për të ndalur numërimin e miliona votave me postë.

"Të gjitha Shtetet e fundit të pretenduara nga Biden do të sfidohen ligjërisht nga ne për Mashtrimin e Votuesve dhe Mashtrimin Zgjedhor të Shtetit. Mjaft prova - thjesht shikoni Media. NE DO TE FITOJME! Amerika e parë!", shkruan Trump.

Ora 17: 22- Biden njofton daljen publike për votat e hedhura më postë. Kështu njofton stafi i kandidatit republikan. Kjo vjen si reagim ndaj reagimeve të Trump për mos numërimin e votave.

Ora 17:20- Ekipi i Trump merr vendimin e papritur për Nevadën

Ekipi i Trump ka vendosur që të ndalojë shpalljen e rezultatit përfundimtar që mund t’i japë 270 vota elektorale Joe Biden.

Siç bën të ditur një këshilltar i Trump, Andrew Feinberg, një ekip i Donald Trump i kryesuar nga Richard Grenell do të bëjë një deklaratë të bujshme në Las Vegas Nevada, ku siç pritet do të kërkohet ndalimi i numërimit të votave në këtë shtet me 6 vota elektorale që mund t’i japë fitoren Biden.

Ora 17:04- Trump insiston:Çdo votë e ardhur pas ditës së votimit nuk duhet numëruar

Presidenti në detyrë Donald Trump vijon me pretendimet e tij se procesi i numërimit duhet ndalur. Sipas Trump, çdo votë e hedhur në kuti pas ditës së votimit nuk duhet numëruar.

 “Çdo votë e ardhur pas ditës së votimit nuk duhet numëruar”, shkruan Trump në reagimin e tij të rradhës. Por i menjëhershëm ka qenë reagimii Twitter që ia ka bllokuar këtë postim, pasi bie ndesh me parimet e vendosura.

Ora 16:45- Numërimi, krerët e Georgia-s i përgjigjen Trump: asnjë manipulim

Sekretari i Shtetit të Georgia-s, Brad Raffensperger, ka deklaruar në një konferencë shtypi se më shumë se 61 mijë vota në këtë shtet po numërohen në mënyrë transparente në prezencën e publikut, duke kundërshtuar akuzat e Trump për manipulim. Ai tha se gjithçka po shkon normalisht dhe akuzat vetëm se dëmtojnë punën e zyrtarëve të numërimit. “Çdo gjë mund të vëzhgohet live, ne nuk kemi shtuar asnjë votë jashtë procedurës, kjo mund të shikohet hapur.

Ora 15:27- Trump apelon: Ndaloni numërimin

Kandadati republikan, Donald Trump që po kërkon një mandat të dytë presidencial ka bërë deklaratën e fortë për zgjedhjet.

Me anë të një postimi në rrjetet ka kërkuar: Stop the Count (Ndalni numërimin). Ky ishte mesazhi i Trump në kulmi një gare të fortë zgjedhore me kandidatin Biden kur tashmë po i afrohen finishit.

Ora 14:55- Biden: Të numërohet çdo votë

Ndërsa disa shtete të fushës së betejës vazhdojnë të numërojnë votat dhe kufijtë mbeten të hollë, kandidati demokrat presidencial Joe Biden shkroi në Twitter të enjten në mëngjes: "Çdo votë duhet të numërohet".

Postimi i tij përfshinte një video të shkurtër që tregon njerëzit që, me sa duket, votuan.

Demokratët shpresojnë që të fitojnë shtetin e Nevadës dhe që sipas tyre do të sillnin dhe marrjen e 270 votave të kërkuara për të fituar zgjedhjet presidenciale.

Ora 14:35- Demokratë kërkojnë që Twitter të pezullojë llogarinë e Trump

Ligjvënësit demokratë po i kërkojnë Twitter të pezullojë llogarinë e Presidentit Trump, duke sugjeruar se asnjë nga cicërimat e tij nuk duhet të postohet derisa të gjitha fletët e votimit të numërohen në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Presidenti, komentet e të cilit në Twitter u ankua të mërkurën në lidhje me epërsinë e sfiduesit demokrat Joe Biden midis fletëve të votimit dhe pretendoi fitoren për veten e tij në Pensilvani, Georgia dhe Karolinën e Veriut para se të mbaronte numërimi, ka përhapur "dezinformim të pastër", tha Rep. I Virginia, Gerry Connolly në platformën e mediave sociale.

Ora 14:15-Demokratët shpresë te votat me Postë, senatori: Trump e mposhtin në këtë shtet

Senatori i Pensilvanisë thotë se fletët e votimit të Filadelfias mund ta shtyjnë Biden të fitojë shtetin Pensilvanisë.

Senatori i Pensilvanisë Bob Casey tha se ai është i sigurt se Joe Biden do të fitojë shtetin dhe se fletët e votimit që ende numërohen vetëm nga Filadelfia mund ta vendosin atë për ish-nënpresidentin.

"Biden do të jetë "në gjendje të kapërcejë [Trump], veçanërisht kur kemi një numër shumë më të lartë të Filadelfias," tha Kejsi për Don Lemon të CNN. "Ne kemi parë vetëm me Filadelfian rreth 70 apo më shumë për qind të votave të numëruara. Shumë do të vijnë në këtë mëngjes. Dhe kur kjo të hyjë brenda, vetëm kjo, vetëm në Filadelfia, mund të jetë e mjaftueshme për të kaluar diferencën në drejtimin e Joe Biden", tha ai për CNN.

Ora 14:00- OSBE rrëzon akuzat e Trump për manipulime

OSBE me anë të raporti paraprak kritikuan pretendimet e Trump për parregullsi në votim. “Pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike”, tha OSBE

OSBE vlerësoi rregullimet e vendosura nga zyrtarët e zgjedhjeve në të gjithë vendin kontribuuan në një pjesëmarrje më të lartë "megjithë sfidat e paraqitura nga pandemia e COVID-19", duke hedhur poshtë kritikat e Presidentit Trump ndaj sistemit të votimit postar.

Ora 13:15- Ende i paqartë fituesi në 4 shtet

Sipas të dhënave të grumbulluara nga agjencia “Associated Press”, Biden duhet të fitojë edhe vetëm një shtet për ta siguruar pragun e nevojshëm prej 270 votash elektorale. Ndërkohë ende nuk dihet qartë fituesi në Georgia, Karolinën e Veriut, Pensilvani, Nevada dhe Alaskë.

Biden ka epërsi të ngushtë në Nevada dhe Demokratët besojnë që kandidati i tyre mund ta përmbysë epërsinë e Trump në Georgia ose Pensilvani. Megjithatë, siç duket, pavarësisht epërsisë së konsiderueshme në vota të përgjithshme dhe në vota të kolegjit zgjedhor, autoritetet nuk pritet që të njoftojnë zyrtarisht për fituesin deri në dhjetor, kur të mblidhet Kolegji Zgjedhor. Këto vota nuk numërohen zyrtarisht deri më 6 janar, kur të mbahen mbledhja e Senatit.

13:40- Vota e panumëruara të Georgias

Sekretari i Shtetit i Georgias do të mbajë një konferencë për shtyp. Aktualisht ka një diferencë prej 33,000 votash midis Trump dhe Biden, dhe ka rreth 90,000 vota të mbetura për t'u numëruar.

Ora 13:20- Votat e Nevadas

Nevada, që përfshin Las Vegas, do të japë një azhurnim. Vendi ka pjesën më të madhe të votave në Nevada, dhe dje ishte i heshtur për azhurnimet. Nëpër Nevada, Biden mban një epërsi të pakët prej 8,000 votash.

Ora 13:18- Vota e Arizonës, 275 mijë në lojë

Zyrtarët në Maricopa County të Arizonës - qarku më i madh në Arizona, i cili në zonën e Phoenix - planifikojnë të japin azhurnimin e tyre të ardhshëm. Qarku shkroi në Twitter brenda natës se mbeten 275,000 fletë votimi.

Ora 13:00- Votat me shifra

Përkthyer në numra, Joe Biden deri më tani ka marrë mbi 72 milionë e 110 mijë vota në nivel kombëtar, ndërsa presidenti Trump, ka mbi 68 milionë e 643 mijë apo rreth 3 milionë e 467 mijë vota më pak.

Ora 12:45- The Guardian: E pamundur përmbysja e Biden

Ndërsa procesi i numërimit të votave në shtetet kyçe vijon, kandidati demokrat në SHBA, Joe Biden tashmë është shumë më afër fitores krahasuar me kundërshtarin Donald Trump. Sipas të dhënave të publikuara në “The Guardian”, kandidati demokrat, Joe Biden, deri më tani ka siguruar 264 vota për Kolegjit Zgjedhor, ndërsa Donald Trump vetëm 214. 

Ora 11:50- Kthim i papritur në Arizona, Trump rikuperon votat

Edhe pse Joe Biden udhëheq, sipas medieve amerikane,  me 264 vota elektorale situata në SHBA është e tensionuar dhe republikanët ende kanë shumë shpresë se kandidati i tyre Presidenti Donald Trump mund të rekuperojë votat. Bëhet fjalë pikërisht për votat e Arizonës.

Siç bën të ditur CNN, republikanët janë duke u përgatitur dhe të përgatitur për t'u përfshirë në një seri sfidash ligjore, e shpresa e tyre e vërtetë është e lidhur me totalin e votave në shtetet e Pennsylvania, Georgia dhe Arizona.

Ora: 11: 19- Beteja ligjor për votat, Trump mbledh fondet

Ekipi i fushatës së presidentit Donald Trump ka filluar mbledhjen e fondeve një ditë pas zgjedhjeve për të nisur betejën ligjore kundër rezultatit të zgjedhjeve, pasi vetë presidenti ka hedhur dyshime mbi të me javë të tëra para ditës së zgjedhjeve.

Ora 10:30-Pensilvani, fati i presidentit

Fati i presidentit të ardhshëm të SHBA pritet të përcaktohet nga rezultati zgjedhor në Pensilvani, vendlindja e kandidatit demokrat,  ku procesi i numërimit të votave vazhdon ende pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të mbështetësve të Trump për ta ndaluar atë.

Përfaqësuesit republikan kanë deklaruar se demokratët po përpiqen të rrëmbejnë votën në Pensilvani. Zëvendës menaxheri i fushatës Justin Clark tha se demokratët ishin "duke menduar të heqin të drejtën dhe të zbehin votat e Republikanëve".  Megjithatë duhet theksuar se nuk ka pasur raporte për mashtrim ose parregullsi.
Epërsia e dukshme në Pensilvani po ngushtohet orë pas ore.  Me  më shumë 90% të votave të numëruara Trump udhëheq megjithatë ka rënë ndjeshëm epërsia e tij.
Fletëvotimet e jashtëzakonshme duket se favorizojnë Biden, pasi 63% e votave të nisura me postë janë dërguara nga elektorati demokrat.
Me 20 vota për kolegjin elektoral, Pensilvania është  shteti që për 6 gara rresht ka votuar për demokratët dhe në 2016 mbështeti Trump.

Ora 09:00- Protesta dhe tensione në Miçigan dhe Arizona

Në disa prej shteteve kryesore në përcaktimin e rezultatit pati protesta masive dhe përplasje me policinë. Në Miçigan, mbështetësit e Trump u mblodhën jashtë një qendre votimi në Detroit duke u kërkuar zyrtarëve të ndalonin numërimin e votave. Oficerët e policisë u rreshtuan jashtë qendrës për t’i ndalur protestuesit të futeshin brenda. 16 votat elektorale të shtetit janë përcaktuese në përcaktimin e presidentit të ardhshëm të vendit.

Probleme ka pasur edhe në Arizona, një shtet i cili momentalisht kryesohet nga Biden, por epërsia e tij është ngushtuar dukshëm.

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

Mesazhi i Biden per Trump

Biden më pas deklaroi se ne nuk jemi armiq, duke lëshuar një mesazh të qartë në adresë të Trump, i cili duket se nuk do ta lëshojë lehtë Shtëpinë e Bardhë.

"Presidenca, në vetvete, nuk është një institucion partiak. Thjeshtë e vetmja zyrë në vend që përfaqëson të gjithë dhe kërkon një detyrë kujdesi për të gjithë amerikanët, dhe kjo është pikërisht ajo që unë do të bëj, u shpreh Biden, i cili thekson se Presidenca e tij do të jetë e amerikanëve. Ai gjithashtu kërkoi më herët që cdo vote te numerohet, duke iu referuar keshtu votave me poste, qe kontestohen nga Trump.

Beteja e Shtepise se Bardhe

Gjashtë janë shtetet përcaktuan fatin e kreut të arrdhshëm të Shtëpisë së Bardhë: Arizona, Xhorxha, Nevada, Wisconsin, Michigan, Pennsylvania, Karolina e Veriut, në të cilat rezultati i votimeve mund të ndryshojë, duke i dhënë një mundësi më shumë kandidatëve për të siguruar postin drejtues në Zyrën ovale.

Biden rezulton kandidati më i votuar në historinë e SHBA, duke thyer rekordin e Obamës, ndërsa pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e larta që nga viti 1900.

Ora 00:10 Shtetet që nuk kanë shpallur rezultatin

Ka mbetur ende pa u mbyllur numërimi në disa shtete kryesore të cilat janë vendimtare në garën presidenciale.

Po vijon numërimi në Alaska, Arizona, Geogria, North Carolina, Nevada dhe Pensilvania. Deri tani Biden drejton garën me 253 vota elektorale kundrejt 213 që ka Trump.

Ora 23:20 OSBE del kundër Trump

Vëzhguesit e OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë) dënon pretendimet e presidentit të SHBA, Donald Trump në lidhje me “vjedhjen” e zgjedhjeve presidenciale nga demokratët.

Në një deklaratë të sajën, e publikuar edhe në faqen zyrtare në internet, OSBE/ODIHR, dënon pretendimet e presidentit aktual të SHBA.

“Askush, asnjë politikan, asnjë zyrtar i zgjedhur, nuk duhet të kufizojë të drejtën e njerëzve për të votuar. Pas një fushate kaq dinamike, numërimi i çdo vote është një detyrim themelor për të gjitha degët e qeverisë”, shprehet  Michael Georg Link, Koordinator Special dhe Drejtues i misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE.

 “Pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga Presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike”, vijon deklarata e OSBE/ODIHR.

Ora 22:45 Biden fiton edhe në Miçigan

Joe Biden është shumë afër zgjedhjes si president i SHBA edhe pse nuk ka përfunduar ende numërimi i votave. Sipas CNN, Biden ka fituar edhe shtetin e Miçiganit.

Shteti i Miçiganit ka 16 vota elektorale, çka e thellon diferencën midis Biden dhe presidentit Donald Trump.

Me fitoren e Miçiganit, kandidati demokrat shkon në shifrën totale prej 253 votash elektorale ndërsa Trump ka mbetur në në shifrën e 213 votave elektorale.

Në lojë janë ende Arizona, Xhorxha, Nevada, Pennsylvania dhe Karolina e Veriut, prandaj rezultati nuk është ende final.

Ora 22:16 Ankesa të reja ligjore nga ekipi elektoral i Presidentit Trump

Ekipi elektoral i zotit Trump njoftoi se ka paraqitur ankesa ligjore në shtetet e Pensilvanisë dhe Miçiganit, që mund të shërbejnë si bazë për të kundërshtuar rezultatin në këto shtete ende pa rezultat përfundimtar dhe që mund të jenë përcaktuese nëse presidenti do të sigurojë edhe një mandat të dytë. Ankesat në të dy shtetet kërkojnë qasje më të mirë të vëzhguesve në qendrat ku përpunohen dhe numërohen votat.

Ekipi elektoral i zotit Trump po ashtu kërkon të jetë pjesë e një ankese tjetër në Pensilvani që po shqyrtohet në Gjykatën e Lartë, që ka të bëjë me numërimin ose jo të votave që mbërrijnë në qendrat e numërimit tre ditë pas mbylljes së votimeve, sipas nën-kryetarit të ekipit elektoral të zotit Trump Justin Clark.

Avokatët e presidentit po kërkojnë ndalimin e përkohshëm të numërimit në të dy shtetet, derisa vëzhguesve t'u krijohet një qasje "domethënëse" në shumë qendra ku numërohen votat dhe të lejohen të shikojnë fletë-votimet që janë nxjerrë nga zarfet dhe janë përpunuar.

Presidenti Trump është në disavantazh të lehtë ndaj rivalit demokrat Biden në Miçigan. Presidenti vazhdon të kryesojë në Pensilvani, por diferenca po shkurtohet sa më shumë vota që numërohen.

Ora 22: 10 Rinumërimi i votës në shtete të ndryshme të SHBA

Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. "Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë," u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.

Por si funksionon rinumërimi i votave në shtetet me rezultate të afërta në këto zgjedhje.

NEVADA nuk ka rinumërim automatik votash, por një kandidat i cili ka humbur, mund të kërkojë rinumërim, pavarësisht nga përqindja e humbjes. Rinumërim duhet të kërkohet brenda tre ditësh pasi të ketë përfunduar numërimi i votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.

UISKONSIN nuk ka rinumërim automatik votash, por mund të kërkohet një rinumërim i plotë ose i pjesshëm nëse përqindja e humbjes është më e vogël ose e barabartë me 1 përqind. Kërkesa duhet të bëhet në ditën e parë pas numërimit të votave. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin, nëse përqindja është më shumë se 0.25 e votës së përgjithshme.

MIÇIGAN ka rinumërim automatik. Rinumërimi kërkohet nëse diferenca është më pak ose e barabartë me 2,000 vota. Kërkesa për rinumërim duhet të bëhet brenda 48 orësh pas përfundimit të numërimit të votës. Paguan kandidati që kërkon rinumërimin.

PENSILVANIA ka rinumërim automatik. Rinumërim është automatik nëse diferenca e fitores është më e vogël ose e barabartë me 0,5 përqind. Dy mënyra të tjera për kërkimin e rinumërimeve janë: kërkohen nënshkrimet e të paktën tre votuesve që vërtetojnë një gabim në numërimin e votave dhe shkohet në gjykatën e shtetit ku ngrihet padi që pretendojnë mashtrim dhe gabime në procesin e votimit.

Ora 21: 40 Biden: Të numërohet çdo votë

Kandidati për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës , Joe Biden ka reaguar pas dyshimeve të Republikanëve për vjedhje të votave.

Përmes një postimi në Facebook, Biden ka kërkuar që të numërohet çdo votë.

Biden për momentin po kryeson kundër Trumpit në vota elektorale. Kandidati i Demokratëve ka 237 vota elektorale, kurse Trump ka 214.

Ora 21:10 Drejt një 'lufte' ligjore për të vërtetuar votën

Një "luftë ligjore" në fund të votimit të Shtëpisë së Bardhë është gjithnjë e më e mundshme.

Të dy komitetet zgjedhore të Trump dhe Biden u kanë dërguar mesazhe mbështetësve të tyre duke bërë thirrje për një mbledhje fondesh për të mbështetur përpjekjen e re në pikëpamjet, proceset gjyqësore para gjykatave ku do të diskutohet vlefshmëria e votës.

Ora 20:30 Numërimi i votave/ Biden shkon në 237 vota elektorale, Trump mbetet në 213

Sipas projeksioneve të CNN, Joe Biden ka fituar edhe votën elektorale të Wisconsin.

Me fitoren e këtij shteti, Biden shkon në 237 vota elektorale, ndërsa presidenti aktual Donald Trump ka vetëm 213 vota elektorale.

Stafi i presidentit Trump ka kërkuar rinumërimin e votave në këtë shtet.

20:20 Trump depoziton kallëzimin për ndalimin e numërimit në Michigan, Biden: Mbrojmë votat

Presidenti Donald Trump bën një tjetër lëvizje duke depozituar në gjykatë një kallëzim I cili kërkon ndalimin e numërimit të votave në shtetin e Michigan.

Lëvizja e Republikanit vjen pak para se Joe Biden të shpallë fitoren.

Ndërkohë, kandidati demokrat është shprehur se do të mbrohet çdo vote.

“Duhet të garantojmë që çdo votë do të numërohet. Jemi duke kryer mbrojtjen më të madhe elektorale që është parë ndonjëherë. Nuk I takon Donald Trump të vendosë kush fiton, por njerëzve”, është shprehur Biden.

Ora 20:07 Biden: Fituesin e përcakton populli, jo Trump

Pas kërkesës së Donald Trump për të rinumëruar votat në Wisconsin, ku reaguar kandidati Joe Biden, ku duket se e ka fituar edhe këtë shtet.

Përmes një postimi në Tëitter Biden shkruan Donald Trump nuk vendos për rezultatin e zgjedhjeve por është populli ai që vendos.

"Për t'u siguruar që çdo votë do numërohet, po vendosim mbrojtje zgjedhore. Nuk e vendos Donald Trump rezultatin e zgjedhjeve, populli po" - shkruan Biden.

Biden kryeson me 224 vota elektorale, ndërsa Trump e ndjek me 213, por ende asgjë nuk ka mbaruar. Nevada, Arizona, Pensilvani, Ëisconsin dhe Michigan janë disa nga shtetet që vijon numërimi.

Rezultati në shtetet kyçe deri në orën 19:40:

Arizona (11 vota elektorale)
Biden 51.0%, Trump 47.6%

Edhe pse garë e ngushtë këtë vit, Arizona ka votuar për kandidatin republikan në çdo zgjedhje presidenciale - përveç vitit 1996 - që nga viti 1952. Donald Trump ka fituar me rreth 4 për qind në vitin 2016.

Xhorxhia (16 vota elektorale)
Trump 50.2%, Biden 48.5%

Xhorxhia ka votuar për kandidatin republikan në nëntë nga dhjetë zgjedhjet e kaluara presidenciale. Donald Trump ka fituar me rreth 5 për qind në vitin 2016.

Miçigen (16 vota elektorale)
Biden 49.7%, Trump 48.8%

Miçigeni ka votuar për kandidatin demokrat qysh në vitin 1992, derisa Donald Trump ua ka kthyer republikanëve atë, më 2016. Trump e ka fituar para katër vjetësh me 0.2 për qind.

Nevada (6 vota elektorale)
Biden 49.3%, Trump 48.7%

Nevada është shtet i lëkundur prej kohësh. Ajo ka votuar për fituesin e zgjedhjeve, përveç në dy raste, qysh në vitin 1912. Një nga këto raste ka qenë më 2016, kur kandidatja që i ka humbur zgjedhjet, Hillary Clinton, e ka fituar Nevadën me 2 për qind.

Pensilvania (20 vota elektorale)
Trump 53.4%, Biden 45.4%

Pensilvania ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1992, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.7 për qind.

Uiskonsin (10 vota elektorale)
Biden 49.6%, Trump 48.9%

Uiskonsini ka votuar për kandidatin demokrat qysh më 1988, deri më 2016, kur ka fituar Donald Trump. Trump e ka fituar atëbotë me 0.8 për qind.

Ora 19:30 Navada, duhet të presim për rezultatin

Sekretari i shtetit të Nevadës tha se ky shtet nuk do të japë më rezultate të zgjedhjeve, deri të enjten në mëngjes, raporton BBC.

Ai tha se vendimi u mor për të lehtësuar presionin mbi qarqet, të cilat kanë ende vota për të numëruar.

Në shtetin e Nevadës aktualisht kryeson kandidati demokrat, Joe Biden, me më pak se 8,000 vota epërsi kundrejt presidentit Donald Trump.

Në një lidhje telefonike me gazetarët të mërkurën, ndihmësi i Trumpit, Jason Miller, tha se Nevada është një shtet “i mbushur me korrupsion”, edhe pse nuk ofroi prova për këtë.

Nevada është njëri nga gjashtë shtetet kyçe, ku gara Trump-Biden është tejet e ngushtë dhe numërimi i votave vazhdon.

Ora 19: 15 Washinton Post: Biden fiton në Wisconsin

Washtington Post raporton se është mbyllur numërimi në Wisconsin dhe 10 votat elektorale shkojnë për Joe Biden.

Ky shtet ishte një nga fushë betejat, ku gjatë numërimit kishte disa herë përmbysje sa për njërin dhe tjetrin kandidat.

Rezultati ishte i ngushtë dhe sipas Washington Post, në fund Biden e mposhti me 0.6% Donald Trump.

Ora 19: 09: Ekipi i Trump kërkon rinumërim të votave në Uiskonsin

Kryetari i i ekipit elektoral të Presidentit Trump tha se do të kërkojë rinumërimin e votave në Uiskonsin. "Presidenti është brenda kufirit të lejueshëm për të kërkuar rinumërimin dhe do ta bëjmë këtë menjëherë. Ka patur njoftime për parregullsi në disa zona të shtetit që ngrejnë dyshime serioze për vlefshmërinë e votave", u shpreh zëdhënësi Bill Stepien.

Ora 19:00 Twitter "fsheh" dy mesazhe të Trump

Një ditë pas zgjedhjeve në SHBA, Twitter ka fshehur një postim të presidentit Donald Trump, në të cilin ai ka shkruar se avantazhi i tij në shtetet kyçe, të udhëhequra nga demokratët, “ka nisur të zhduket me magji”.

Twitter ka ndërmarrë veprim të ngjashëm edhe ndaj një postimi tjetër, në të cilin Trump ka thënë se kundërshtarët e tij “janë duke bërë përpjekje t’i vjedhin votat”.

Të dyja mesazhet janë tani të fshehura pas paralajmërimeve se këto pretendime janë të diskutueshme dhe mund të jenë çorientuese.

Fshehja e tyre po ashtu i kufizon mundësitë e përdoruesve për të pëlqyer postimet ose për t’u përgjigjur në to.

Ora 18:44 - Joe Biden vazhdon të rrisë epërsinë në shtetin e Michiganit

Kandidati i demokratëve në zgjedhjet presidenciale, Joe Biden ka zgjeruar epërsinë e tij në Michigan, një shtet kryesor në këtë garë të ngushtë mes dy rivalëve për të udhëhequr Shtëpinë e Bardhë.


Me grumbullimin e ri të votave, Biden ka marrë 30 mijë vota të tjera më shumë. Në Miichigan, 92 përqind e votave në total janë numëruar deri më tani.

 

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

Ora 18:16- Zyrtare Biden fiton Maine- 4 vota elektorale

Ka katër vota elektorale në lojë në Maine. Duhen 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ora 17:46- "Numërimi i votave në Pensilvani mund të mos përfundojë sot"

"Numërimi i votave në Pensilvani mund të mos përfundojë sot", kështu u shpreh guvernatori i shtetit Tom  Wolf, i cili theksoi e ka ende 3 milion vota për t'u numëruar me postë. Pensilvania është konsideruar si një nga shtetet vendimtare që do të luajë një rol të rëndësishëm në përcaktimin e fituesit Trump-Biden. Aktualisht presidenti në largim është përpara rivalit të tij me rreth 9 pikë përqindje.

Ora 17:06- Stafi i Donald Trump: Ja pse matematika na nxjerr fitues

“Ne jemi të sigurt në rrugën tonë. Ne jemi të sigurt në matematikën tonë. Ne po i shikojmë disa nga këto gara si ekuacione të matematikës, "tha menaxheri i fushatës Bill Stepien, duke shtuar," Ne projektojmë me besim për shkak të matematikës që besojmë se është para nesh. "

Ai pretendoi pa prova se demokratët "po bëjnë presion për të numëruar votat e vonuara" sepse "nëse numërojmë të gjitha fletët e votimit të ligjshëm, ne fitojmë".

Ora 16:27 - Reagon Donald Trump: Diçka e çuditshme po ndodh

Presidenti ende në detyrë, Donald Trump, ka shkruar një status në Twitter.

"Natën e kaluar unë po fitoja, shpesh në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha rastet që Demokratët drejtonin më parë. Pastaj, një nga një, ata filluan të zhdukeshin si me magji ndërsa po dalin rezultate të befasishme të votave. SHUM E CUDITSHME, dhe "sondazhet" e kuptuan plotësisht në mënyrë të gabuar!"

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

Ora 15:25- Përmbysja e fortë/ Biden kalon Trump në Miçigan, ja diferenca

Beteja më e fortë është përqendruar në Miçigan ku një pjesë e votuesve të rëndësishëm janë edhe komuniteti shqiptar.

Sipas rezultateve të deritanishme, Joe Biden ka 49,3 5 të votave, ndërsa Trump 49,1%.

Sipas votave rezulton se 2,502,185 ka Biden, ndërsa Trump 2,492,118 vota. Diferenca është e ngushtë me 10,067 vota dhe se janë numëruar 94% e votave të këtij shteti që ka 16 vota zgjedhore.

Ora 14:40- Shtyhet shpallja e fituesit

Shanset për një fitore kumbuese për Presidentin Trump ose Joe Biden në garën për Shtëpinë e Bardhë u avulluan të martën mbrëma. Deri të mërkurën në mëngjes, të dy partitë kishin dërguar tashmë qindra avokatë ndërsa shtetet që lëviznin numëronin fletët e votimit me postë.

Ora 12: 54/ Garë e ngushtë në shtetet kryesore të betejës

Wisconsin, Michigan dhe Pennsylvania, duket se janë tre shtet kryesore ku po zhvillohet gara presidenciale në SHBA, e që do të përcaktojnë edhe fituesin. Diferenca mes dy kandidatëve, Donald Trump dhe Joe Biden është shumë  e ngushtë në të tre shtete.

Në Wisconsin kryeson Biden me 49.4%, ndërsa Trump me 49.1%, ku janë numëruar 95% e votave.

Në Michigan kryeson Trump me 49.8%, ndërsa Biden me 48.6%, ku deri më tani janë numëruar 88% e fletëve të votimit. Në Pennsylvania, Trump kryeson me 55.8%, ndërsa Biden me 43.1%, ku janë numëruar 64%e votave.

13:20 Pezullohet numërimi në Nevada, ja ku merr fund numërimi

Zyrtarët e zgjedhjeve në Nevada, ku Biden mban një epërsi të ngushtë ndaj Trump, njoftuan se do të pezullonin azhurnimet e rezultateve të zgjedhjeve deri të enjten.

Në disa postime në Twitter, divizioni i zgjedhjeve i sekretarit të shtetit të Nevada njoftoi se janë numëruar të gjitha votat e parakohshme, votat e bërë fizikisht në qendra votimi në ditën e zgjedhjeve dhe fletëvotimet postare të marra deri të hënën.

Ora 12:34- Vota me postë vendimtare, 5 shtetet që mbajnë "peng" fituesin

Pesë shtete do të caktojnë se kush do të jetë Presidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara:
– Pennsylvania: 20 vota elektorale; Michigan: 16 vota elektorale;  Georgia: 16 vota elektorale
– North Carolina 15 vota elektorale; – Wisconsin: 10 vota elektorale

Presidenti Donald Trump udhëheq bindshëm në të pesë shtetet, mirëpo rezultati mund të përmbyset nga votat e dërguara me postë.

Ora 12:00 Trump siguron fitoren edhe në Idaho

Presidenti Donald Trump ka shënuar fitoren e tij edhe në një shtet tjetër, ai kryeson në Idaho me 63.2% ku Biden ka mundur të sigurojë vetëm 33.8%.

Ora 11:45- Vota e kandidatëve sipas shteteve

Washington:  Biden 61%. Trump 36.8

Oregon:  Biden 57.7% Trump 40%

California:  Biden 65.5% Trump 32.8 %

Nevada: Biden 50 %  Trump 47.9%

Arizona: Biden 51.2   Trump 47.4

Idaho: Biden 33.7 % Trump 58.2%

Utah: Biden 38.3%    Trump 58.2%

Montana: Biden 42.3%   Trump 55.4%

Wyoming: Biden 26.7%  Trump 70.4%

Colorado: Biden 55.8 %  Trump 41.7 %

New Mexico: Biden 53.9 %   Trump 43.9 %

South Dacota: Biden 33.2%  Trump 64.1 %

North Dacota: Biden 31.9%   Trump 65.6 %

Nebraska: Biden 39.7 %   Trump 58.2 %

Kansas: Biden 41.1 %   Trump 56.8 %

Oklahoma: Biden 32.3 %   Trump 65.4 %

Texas: Biden 46.3%   Trump 52.3%

Minnesota: Biden 52.6%  Trump 45.3%

Iowa: Biden 45%  Trump 53.2%

Missouri: Biden 41.3%   Trump 56.9%

Akransas: Biden 34.7%   Trump 62.5 %

Lousiana: Biden 39.9%  Trump 58.5%

Wisconsin: Biden 49.4%  Trump 49.1%

Illionis: Biden 55.1%   Trump 43%

Mississippi: Biden 38.9%  Trump 59.6%

Alabama: Biden 35.4%  Trump 63.5 %

Michigan: Biden 46.9 %  Trump 51.5%

Indiana: Biden 39.2%   Trump58.9%

Kentucky: Biden 35.7%  Trump 62.6%

Tenessese: Biden 37.3 %  60.7 %

New York: Biden 55.5 %  Trump 43.3 %

Pennsylvania: Biden 43.1%  Trump 55.8%

West Virgia: Biden 29.6%  Trump 68.7%

Georgia: Biden 48.3%  Trump 50.5 %

Florida: Biden 47.9%  Trump 51.3 %

South Carolina: Biden 42.7%   TRump 55.8%

North Carolina: Biden 48.7 %   Trump50.1%

Virginia: Biden 53.1%  Trump 45.4%

Alaska: Biden 33.1% Trump 63.0%

Ora 11:00 Rezultatet e para sipas shteteve

Në Idaho Donald Trump udhëheq me 62% dhe Joe Biden me 35%; Në Montana Donald Trump udhëheq me 55% dhe Joe Biden me 42.6%;

Në Kansas Donald Trump udhëheq me 56.5% dhe Joe Biden me 32.3%

Në Arizona Joe Biden udhëheq me 52.4% dhe Donald Trump me 46.3%

Në Texas Donald Trump udhëheq me 52.2% dhe Joe Biden me 46.4%

Në Louisiana Donald Trump udhëheq me 58.5% dhe Joe Biden me 39.9%

Në New Mexico  Joe Biden udhëheq me 53.9% dhe Donald Trump me 43.9%

Në Pensylvania, Donald Trump udhëheq me 55.8% dhe Biden me 43.1%.

Në Wisconsin kryeson Biden me 49.4%, ndërsa Trump me 49.1.

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

Ora 10: 54- Në Wisconsin, Trump dhe Biden garojnë ‘kokë më kokë’

Po ashtu, garë e ngushtë edhe në Wisconsin, ku kryeson Biden me një diferencë shumë të ngushtë, 49.4%, ndërsa Trump me 49.1. Deri më tani, janë numëruar 95% të votave.

Ora 10:50- Garë e ngushtë në Pennsylvania

Trump dhe Biden po garojnë ngushtë në Pennsylvania, ku deri më tani kryeson Trump, me 55.8%, ndërsa Joe Biden me 43.1%. ndërsa deri më tani janë numëruar 64% e votave.

Ora 10: 45- Joe Biden fiton në Hawaii

Sipas projektimeve të CNN, Joe Biden ka fituar në Hawaii, me 67.5%, ndërsa Donald Trump mori 30.1% të votave. Joe Biden ka marrë në Hawaii 4 vota elektorale.

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

Trump fiton në Ajoa dhe Montana

Agjencia e lajmeve, Associated Press e ka shpallur presidentin aktual, Donald Trump fitues edhe në Ajoa dhe Montana. I nominuari i republikanëve ka fituar gjashtë vota elektorale nga Ajoa dhe tri të tjera nga Montana.

O5:55 numërimi i votave në SHBA, Joe Biden në epërsi

Në Shtetet e Bashkuara janë duke u numëruar votat nga zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit. Në garë për të parin e Shtëpisë së Bardhë janë presidenti aktual, Donald Trump, i cili vjen nga Partia Republikane, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden, nga Partia Demokratike.

Deri tani Joe Biden ka fituar Neë Yorkun, Illinois, Masachusets, Maryland, Virginia. Deri tani Donald Trump ka ftiuar Florida, Indiana, Kentucky, Alabama, Mississippi, ndërsa është në avantazh në Texas, Ohio, Michigan e në disa shtete të tjera. 05:35 Donald Trump fiton Utah, Joe Biden fitoi në tre shtete të bregut perëndimor. Kjo pritej pasi këto shtete zakonisht votojnë për kandidatë demokratë, ndaj dhe rezultati u shpall me kaq shpejtësi. Ndërkohë Trump është në avantazh në pothuajse të gjitha shtetet që quhen “battleground”.

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

05:27: Përplasje mes policisë dhe majtistëve para Shtëpisë së Bardhë

Mijëra protestues të “Black Lives Matters” janë mbledhur rreth Shtëpisë së Bardhë aktualisht ndërkohë që vijon me shpejtësi numërimi i votave në disa shtete të rendësishmë si Florida, Teksasi dhe Pensilvania.

Protestuesit në fjalë kishin premtuar më herët se do të qendronin për muaj para Shtëpisë së Bardhë nëse zgjedhjet fitoheshin nga republikani Donald Trump duke kundërshtuar kështu presidencën e tij.

04:42: Garë edhe për Senatin dhe Dhomën e Përfaqësuesve

Përveç presidentit, votuesit amerikanë kanë zgjedhur të martën edhe anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve.

Kontrolli i dy dhomave të Kongresit është vendimtar për presidentin që të shtyjë përpara agjendën e tij.

Gjatë dy vjetëve të kaluar, presidenti Donald Trump ka punuar me një Kongres të ndarë. Demokratët kanë pasur shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa republikanët në Senat. Udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell, i cili ka garuar në Kentaki, ka fituar kundrejt kandidates demokrate, Amy McGrath. Të 435 anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhen çdo dy vjet.

Mandatet në Senat janë për gjashtë vjet. Zgjedhjet mbahen çdo dy vjet, në bazë të rotacionit. Këto zgjedhje mbahen për 35 nga 100 anëtarët e Senatit. 04:17: Shtete që vendosin mbi fatin e zgjedhjeve

Trump përmbys Texasin dhe kryeson në Florida

U duk si surpriza e këtyre zgjedhjeve, por Donald Trump rikuperon dhe merr kryesimin në shtetin e Texas, i cili ka 38 vota elektorale. Kështu, me hapjen e kutive të tjera, Trump ka fituar avantazh ndaj Biden në shtetin që njihet historikisht si republikan. Tani, Trump ka 50.8% të votave në Teksas, përballë 47.9% të Biden.

Reublikanët janë në avantazh në Florida, një shtet me një numër të madh zgjedhësish elektoral, plotë 29 të tillë. 

03:53: Trump dhe Biden fitojnë edhe në disa shtete

Agjencia e lajmeve AP raporton se presidenti Donald Trump ka fituar Luizianën, Nebraskën, Dakotën Veriore, Dakotën Jugore dhe Uajomingun, ndërsa kandidati demokrat, Joe Biden, ka fituar Nju Meksikon, Nju Jorkun, Qarkun e Kolumbisë dhe Kolloradon.

Garë e forte në Florida dhe Texas, dy shtete ku Donald Trump kryeson dhe që pritet të vendosin shumë mbi fatin e përgjithshëm të këtyre zgjedhjeve.Sipas rezultateve, Biden prin me votat elektorale, 129 me 120.

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës


03:29: Joe Biden fiton Neë Yorkun, Trump kryeson në Florisa, garë e fortë në Texas

Parashikimet e deritanishme tregojnë se Presidenti Donald Trump ka fituar në Indiana, Kentaki dhe Oklahoma. Zakonisht këto shtete votojnë për republikanët, megjithëse në vitin 2008 Indiana fotoi për ish-Presidentin Barack Obama. Ish-nënpresidenti Biden ka fituar në Vermont, Masaçusets, Delauer (shteti i Biden), Merilend dhe Nju Jork. Zakonisht këto shtete votojnë për demokratët.

Presidenti Trump dhe rivali i tij demokrat Biden kanë siguruar, sipas këtyre parashikimeve 26 dhe 56 vota elektorale. Nju Jorku ka 29 vota elektorale, shteti me numrin më të madh deri tani. Në Florida, një shtet fushëbetejë, përqindjet e tyre janë shumë pranë njëra-tjetrës. Nga shtetet vendimtare, Florida pritet të jetë ndër të parat që mund t’i nxjerrë rezultatet. Ky shtet ka 29 vota elektorale.

03:17: Rezultatet e votave në disa shtete, Florida drejt fundit me Trump kryesues

Rezultatet në disa shtete: Në Indiana Donald Trump udhëheq me 59.3% dhe Joe Biden me 38.7%

Në Kentucky Donald Trump udhëheq me 60.4% dhe Joe Biden me 37.2%

Deri më tani në shtetin e Floridas janë numëruar 91% të votave. Donald Trump udhëheq me 50.7% të votave dhe Joe Biden me 48.5%

Në Texas deri më tani janë numëruar 62% e votave, Biden udhëheq më 50.8%. Në Virginia janë numëruar 30% të votave, Trump udhëheq me 58.3%. Në Ohio deri më tani janë numëruar 44% e votave, kryeson Biden me 54.5%.

Në Karolinën e Veriut janë numëruar 66% e votave, kryeson Biden me 53%

Në Kansas janë numëruar 33% e votave, udhëheq Biden me 53.8%

Në Vermont janë numëruar 29% e votave, kryeson Biden me 66.2%

02:16: 88 me 55, Trump fiton në 6 shtete, Biden kalon në avantazh

Donald Trump, pas Indiana dhe Kentucky, fiton edhe Alabama, Mississippi, Tennessee dhe Oklahoman.

Ndërsa kandidati demokrat Joe Biden, pas Vermontit fiton Maryland, Massachusetts, Connecticut, Illinois dhe Neë Jersey. Këto janë të dhënat më të fundit të publikuara nga Associated Press.

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

02:07: Surprizë në Ohio, Biden thyen Trump në “shtetin republikan”

Ohio është një traditë republikane, por që duket se Joe Biden po e thyen, të paktën deri tani kur janë numëruar mbi 20% të votave.

Kandidati demokrat kryeson bindshëm me rreth 58% të votave të numëruara deri tani, por është ende herët dhe asgjë nuk është mbyllur.

“Traditat mund të prishen“, kështu iu përgjigj Joe Biden atyre që e pyetën për rezultatin e votimit në Ohio, pak pas mbylljes së qendrave të votimit.

Presidencialet hap pas hapi/ Biden thellon epërsinë, dy gjykatës

Asnjë kandidat në histori nuk është bërë President pa fituar Ohion, që është shteti i vetëm që ka nxjerrë gjashtë presidentë. 

01:24 – Donald Trump fiton edhe dy shtetet të tjera në SHBA

Ai ka fituar shtetin e Virxhinian Perëndimore me 69% dhe Karolinën e Jugut me 65.6%

Ndërsa Biden ka fituar Xhorxhian me 61.8% dhe Neë Hampshireme 72.2%.

01:18 – Trump fiton edhe Kentucky-n, Biden merr Vermontin

Presidenti Donald Trump, pas Indianas që ka 11 vota, fiton edhe Kentucky duke siguruar deri tani 19 nga 270 votat që i duhen për të rimarrë Shtëpinë e Bardhë.

Nga ana tjetër, Joe Biden ka fituar në shtetin e Vermont që ka vetëm 3 vota.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore