
“Populli foli”/ Elon Musk rikthen llogarinë e ish-presidentit në “Twitter”, por Donald Trump...
Elon Musk, i cili tashmë është edhe pronari i ri i “Twitter”, ka deklaruar së fundmi se llogaria e ish-presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është rikthyer në platformë.
ky vendimi erdhi pas një sondazhi që Musk organizoi në rrjetin social “Twitter” në lidhje me rikthimin ose jo të llogarisë së ish-presidentit.
“Njerëzit kanë folur”, shkroi Musk në “Twitter”, duke thënë se 51.8 për qind e më shumë se 15 milionë përdoruesve të “Twitter” votuan për heqjen e ndalimit.
Por ish-presidenti amerikan mund të mos kthehet në platformë, duke deklaruar më herët: “Unë nuk shoh ndonjë arsye për këtë”.
Ndërkohë kujtojmë se llogaria e tij u pezullua në vitin 2021 për shkak të nxitjes së dhunës gjatë trazirave në Kapitol.
Menaxhmenti i mëparshëm i “Twitter” veproi vetëm disa ditë pasi mbështetësit e Donald Trump sulmuan Kapitolin më 6 janar të vitit 2021, ku qindra protestues hynë në kompleks teksa Kongresi priste të certifikonte fitoren e Joe Biden.
Dhuna që pasoi çoi në vdekjen e katër civilëve dhe një oficeri policie.
Menjëherë pas trazirave, llogaritë e Donald Trump në “Facebook”, “Instagram” dhe “Youtube”, të cilat kishin të gjitha dhjetëra miliona ndjekës, u pezulluan gjithashtu.
Disa muaj më vonë, ai lançoi platformën e tij të mediave sociale, “Truth Social”.
Rikthimi i Trump në “Twitter” vjen në një moment kyç politik, pasi ai një javë më parë shpalli zyrtarisht kandidimin për zgjedhjet e vitit 2024 në Amerikë.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




