Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Policia prish dasmën, si i kapi “mat” 400 të ftuar

Policia prish dasmën, si i kapi “mat” 400 të ftuar

Britania e Madhe ndodhet në izolim për shkak të shpërthimit të Covid-19. Mirëpo, së fundmi autoritetet kanë kapur 400 dasmorë, të cilët kishin shkelur të gjitha rregullat anti-covid.

Dasmat lejohen të bëhen nën masa ekstreme, por policia gjeti qindra njerëz të mbledhur në një shkollë në Stamford Hill në Londrën veriore. Dritaret u mbyllën në mënyrë që kalimtarët të mos mund të shihnin brenda dhe organizatori i dasmës tani rrezikon një gjobë prej 10,000 paund.

“Ishte shkelje krejtësisht e papranueshme e ligjit, e cila është qartë e vendosur për të shpëtuar jetë dhe për të mbrojtur Sistemin Kombëtar të Shëndetit (NHS)”, tha inspektori Marcus Bennett.

Shpërthimet e Covid-19 në Britani u rritën ndjeshëm në fund të dhjetorit pas zbulimit të një lloji të ri më ngjitës të koronavirusit që detyroi autoritetet të vendosnin bllokime të rënda në shumë zona.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore