
“Po shkeli Putini këtu, i vumë prangat direkt”/ Presidenti i vendit ballkanik paralajmëron presidentin rus!
“Nëse Vladimir Putin, në emër të të cilit Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë ka lëshuar një urdhër arresti do të vijë në Kroaci, në do ta arrestojmë menjëherë”, kryeministri kroat Andrej Plenkovic e bëri këtë deklaratë të fortë nga Brukseli ku ndodhej për samitin e BE-së e takimin e Këshillit të Europian.
Vendi i tij ka aderuar në statutin e kësaj Gjykate dhe ka miratuar një ligj për bashkëpunim me të. “Ligji në fjalë parashikon të gjitha procedurat në raste fletë-arresti, dhe me sa di unë, imuniteti këtu nuk vlen. Për këtë arsye, procedura e ndjekur do të ishte pikërisht ashtu siç parashikohet në ligj dhe autoritetet kompetente, me siguri do të reagonin”, ishte komenti i Plenkovicit kur një gazetar e pyeti sesi do të vepronin në rast se presidenti rus vizitonte Kroacinë.
Shefi i ekzekutivit kroat shtoi se “ideja e një vizite të tillë nuk është dhe aq realiste”. “Unë nuk besoj se ai do të lëvizë kaq shpejt në vende që janë firmëtare të statutit të Romës”, shtoi Plenkovic. Sipas juristit amerikan David Scheffer, pavarësisht nëse del në bankën e të akuzuarve ose jo, presidenti rus do të jetë gjithmonë një “i akuzuar i arratisur” nga drejtësia ndërkombëtare.
Gjykata Ndërkombëtare Penale ditë më parë një mandate arresti për Putinin, duke e akuzuar atë për krime lufte në Ukrainë, përfshirë dëbimin e paligjshëm të fëmijëve./topchannel







Erdogani ngre ekonominë? Bie inflacioni, shkak oferta “momentale” e gazit
Historia e plotë >
Babai e vrau me thikë, gjendet i vdekur 3-vjeçari brenda apartamentit
Historia e plotë >
Elon Musk, një gjeni apo budalla?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

E rëndë në Përmet! Djali mbyt nënën 65-vjeçare
Historia e plotë >
Zbulohet EMRI/ Ja TRAFIKANTI I RREZIKSHËM me të cilin Saimir Tahiri ndan...
Historia e plotë >
Euro në rënie të lirë, “rrokulliset” pranë kufirit të minimumit të ri historik (Shifra)

Çmimi i naftës merr "goditjen fatale", ulet sasia e prodhimit

Mot i paqëndrueshëm! Temperaturat arrijnë deri në 31 gradë, e enjtja dhe e premtja sjellin ‘surpriza’
Aktualitet




