Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Po bënte video për TikTok, 18-vjeçari përplaset për vdekje nga treni

Po bënte video për TikTok, 18-vjeçari përplaset për

Një ngjarje tragjike është regjistruar në Pakistan, ku një 18-vjeçar është shtypur nga treni teksa ishte duke regjistruar një video për TikTok.

Aksidenti ndodhi të premten në periferi të Rawalpindi, pranë kryeqytetit pakistanez Islamabad. Hamza Navid, 18 vjeç, ishte duke ecur përgjatë shinave të trenit ndërsa një mik po e filmonte, tha Raza Rafakat Zaman,  zëdhënës i shërbimeve lokale të ndihmës së shpejtë.

“Treni që po afronte e goditi ndërsa ai pozoi për një video dhe ecte në shina”, shtoi Zaman. Shërbimet e ndihmës së shpejtë nxituan në zonë, vazhdoi ai, por i riu kishte vdekur në vend.

Miqtë e viktimës u thanë shërbimeve të ndihmës së parë që ai dëshironte të postonte videon që po xhironte në TikTok dhe llogaritë e tjera të mediave sociale që ai kishte.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore