Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Plas skandali në Itali/ Pesë deputetë duan të përfitojnë bonus 600 deri në 1 mije euro rimbursim nga TVSH

Plas skandali në Itali/ Pesë deputetë duan të

Pesë deputetë të Parlamentit italian kanë kërkuar përfitim nga bonusit të TVSH, në një shifër prej 600 eurosh.

Lajmi i publikuar në mediat italiane ka shkaktuar përplasje të forta në politikën italiane, ku tashmë po kërkohet përjashtimi i katër parlamentarëve, emrat të cilëve mbahen sekret për shkak të ligjit të Privatësisë.

Luigi Di Maio, ministri i Jashtëm dhe drejtuesi i Lëvizjes “Pesë Yje” ka kërkuar që presidenti i Dhomës, Roberto Fiço t’i përjashtojë ato deputetë që guxuan dhe aplikuan për bonueset që sipas ligjit parashikohet një përfitim deri në 1 mijë euro.

"Kërkesa për bonusin e 600 eurove, e parashikuar për persona të vetëpunësuar dhe numrat e TVSH-së, të bërë nga pesë deputetë është me të vërtetë e papërshkrueshme. Shpresoj që ata menjëherë të kthejnë paratë ose që Presidenti Roberto Fico do të gjejë menjëherë një mënyrë për të korrigjuar këtë padrejtësi, e cila është një shuplakë e madhe përballë atyre që kanë vërtet nevojë, veçanërisht pas urgjencës shëndetësore”, deklaroi Michele Bordo, nënkryetare e Grupit të Partisë Dedemokratike.

Pesë dinakët e varfër ishte lajmi i publikuar në të përditshëm La Reppublica. "Është një turp që një parlamentar të kërkon 600 euro për rimbursimin e TVSH-së në vështirësi. Që një dekret qeveritar e lejon atë është turp. Ai INPS (i cili nuk ka paguar ende pushimet mijëra punëtorë) u ka dhënë atyre paratë janë turp. Në çdo vend të botës, të gjithë do të jepnin dorëheqjen", deklaroi lideri i Legës, Matteo Salvini.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore