
Plas sherri/ Burri nuk përmbahet, spërkat gruan me alkool dhe i vë flakën
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një burrë i vuri flakën gruas së tij pasi i hodhi asaj lëng të ndezshëm, dyshohet alkool.
Ngjarja ka ndodhur në Montecorvino Pugliano, një qytet i vogël italian. Episodi daton në natën mes të hënës dhe të martës, por është bërë me dije vetëm pasditen e sotme, sipas medieve italiane. Edhe kjo histori dhune dhe abuzimi kishte si sfond muret e brendshme, shkruan Corriere della Serra.
Në kulmin e një mosmarrëveshjeje me bashkëshorten e tij, 51-vjeçare, burri nuk ka mundur të përmbahet dhe pasi i ka hedhur gruas lëng të ndezshëm me çakmak, i ka vënë flakën.
Viktima, edhe pse e përfshirë nga flakët, ka arritur të hapë derën e shtëpisë dhe të thërrasë për ndihmë. Disa fqinjë i erdhën në ndihmë të cilët gjithashtu thirrën ambulancën.
Disa orë më vonë, mjekët urdhëruan transferimin e saj në Qendrën e Djegieve Cardarelli.
Ajo ka djegie në të gjithë trupin, por gjendja e saj është e stabilizuar.
Ndërkohë karabinierët, kanë arrestuar bashkëshortin.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




