Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Përshkallëzohet kriza ukrainase, Rusia shton luftanijët në Detin e Zi (VIDEO)

Përshkallëzohet kriza ukrainase, Rusia shton luftanijët në

Rusia publikoi pamjet e luftanijeve të saj gjigante që dërgoheshin në Detin e Zi në mbështetje të krizës kufitare me Ukrainën.

Moska tha se dislokimet vijnë për kohën që pret përgjigje pas bisedimeve me SHBA për përpjekjet e reduktimit të rrezikut të konfliktit ushtarak.

Ajo tha se 20 luftanije dhe mjete detare mbështetëse janë dërguar për manovra në Detin e Zi mes tensioneve me NATO-n në Evropën lindore.

Ministria e mbrojtjes konfirmonte sot se grupi ushtarak në të cilin përfshihen frigata, anije raketore, mina-lëshuese dhe mjete amfibe, ishte nisur nga portet e Sevastopol e Novorossiysk në brigjet jugore të vendit.

Një video e publikuar nga ushtria tregonte disa nga anijet më të reja luftarake që merrnin pjesë, siç është frigata Admiral Essen, e cila është bashkuar me flotën në 2016, apo korveta Ingushetia, që nisi lundrimet në 2019.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore