
'Përshëndetje, po kthehem vetëm në shtëpi. Kam frikë!'/ Linja telefonike që ju vjen në ndihmë
Siguria e grave është përsëri në qendër të vëmendjes - dhe ecja në shtëpi gjatë natës është frika e tyre më e madhe. Tani një linjë telefonike ndihmëse e quajtur Strut Safe, e lançuar në Edinburg vitin e kaluar, u bën shoqëri kur kthehen vetëm në shtëpi.
Alice Jackson ende kujton natën kur iu përgjigj asaj telefonate.
“Kur e merrni telefonin gjithmonë mund të dalloni nëse personi është i frikësuar. Është mënyra se si zëri i tyre dridhet apo ngec,”-tregoi ajo.
Telefonuesja i tha Alices se ajo ishte duke u kthyer në shtëpi.
“Ajo ishte aq e sigurt se diçka do të ndodhte, po përgatitej, po vraponte. Më tha: "Mendoj se dikush po më ndjek".
Vajza i dha Alice emrin, moshën e saj, ditëlindjen, adresën e saj dhe një përshkrim të plotë të asaj se si dukej dhe çdo veshje që kishte veshur.
Alice, 22 vjeç dhe shoqja e saj Rachel Chung dolën me idenë e një linje telefonike ndihmëse që njerëzit mund ta telefonojnë nëse po ecin vetëm në shtëpi natën në prill 2021. E gjitha nisi pasi Sarah Everard, 33 vjeç u rrëmbye, u përdhunua dhe u vra.
"Ne ishim të shkatërruar dhe të zemëruar, kështu që blemë një telefon, u kërkuam njerëzve të dilnin vullnetarë për t'iu përgjigjur dhe postuam numrin në grupet e komunitetit."
Që atëherë, Strut Safe ka marrë telefonata çdo fundjavë.
Vullnetarët e Strut Safe, të cilët u përgjigjen thirrjeve, intervistohen, trajnohen dhe kontrollohen. Ata janë atje për të biseduar dhe për të siguruar siguri, por ndonjëherë telefonuesit janë të shqetësuar për sigurinë e tyre.
"Ato edhe qajnë, ti do të thuash: "Shiko, unë jam këtu me ty".
Dhe vullnetarë si Alice janë gati të lajmërojnë Policinë ose të thërrasin një ambulancë nëse është e nevojshme.
"Por ne gjithmonë do të pyesim: "A jeni të lumtur që ne ta përdorim këtë informacion për t'ju ndihmuar nëse diçka nuk shkon?,"- thotë ajo.
Fillimisht njerëzit dëgjuan për Strut Safe përmes njëri-tjetrit, tani shumica e njerëzve e gjejnë dhe ndajnë numrin e tyre në mediat sociale.
Pati një rritje masive të telefonatave pas vdekjes së Sabina Nessa-s nga shqiptari Koci Selamaj, në shtator të vitit të kaluar dhe pas vrasjes së Ashling Murphy javën e kaluar ajo parashikon se ata do të shohin një rritje tjetër të telefonatave.
"Kur këto gjëra ndodhin, njerëzit ndihen më të pasigurt,"- thotë ajo.









Britania e Madhe luajti sërish me zjarrin rus…
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Këshilli i Ministrave shkarkon kryetarin e Bulqizës, Lefter Allën (AKUZA...
Historia e plotë >
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet, ja me sa do të shiten karburante...
Historia e plotë >
Anulimi i marrëveshjes së patentave/ Autoriteti i konkurrencës: Tregu do mbahet në monitorim për 1 vit

Gratë që agjërojnë/ Besimtarja e cila mban Ramazan që nga mosha 12 vjeçare

DËNIM MAKSIMAL për shoferët që përfitojnë nga Ambulanca në emergjencë/ Ja çfarë paralajmëron Policia
Aktualitet




