Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

Apliko tani! Rama hap punësimet për infermierët

Apliko tani! Rama hap punësimet për infermierët

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpallur konkursin e ri online të punësimit për infermierët.

Rama thotë se nga sot deri më 21 shtator ku është afati i fundit, çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licencuar mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

Ai garanton punësim me meritë teksa kujton se nga viti 2019 në këtë mënyrë janë punësuar në Shqipëri 2 mijë e 897 infermierë e profesionistë.

Postimi i plotë

2897 infermierë dhe profesionistë të shkencave mjekësore teknike janë punësuar me #meritë nga viti 2019, kur hapëm platformën e punësimit online “Infermierë për Shqipërinë”

Ky proces transparent që ka vendosur një standard të ri për punësimet në shëndetësi, #vijon me shpalljen e konkursit të radhës.

Çdo profesionist i shkencave teknike mjekësore i licensuar, nga sot mund të aplikojë në platformën online “Infermierë për Shqipërinë”, për të konkuruar për një vend pune në sistemin shëndetësor publik.

? Afati i fundit i aplikimit është data 21 Shtator 2021

Apliko tani?
http://infermierepershqiperine.al/operatori-i-sherbimeve.../

Punësim me meritë, për të garantuar shërbime shëndetësore më cilësore për qytetarët??

#InfermierëPërShqipërinë
#Transparencë #Meritokraci #Dinjitet

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore