Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Përplasja me Greqinë/ Merkel bisedon sërish me Erdoganin, ja kërkesa e 'Sulltanit' për Kancelaren

Përplasja me Greqinë/ Merkel bisedon sërish me Erdoganin, ja

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka komunikuar online me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

Sipas CNN Turk, të dy udhëheqësit kanë diskutuar situatën në Mesdheun Lindor dhe tensionet e krijuara me Greqinë.

Siç bëjnë me dije mediat turke Presidenti turk i ka thënë kancelares gjermane se vendet anëtare të BE duhet të jenë të drejta dhe të qëndrueshme në çështjen e Mesdheut Lindor.

Pjesë e kësaj bisede mes Merkel dhe Erdogan ishin edhe Ministri i Punëve të Jashtme Mevlüt Çavu?o?lu, Ministri i Mbrojtjes Hulusi Akar, Shefi i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës Hakan Fidan.

Ende nuk dihen detajet e tjera që janë diskutuar në këtë komunikim mes tyre por duket se Turqia insiston në vendimin e saj për kërkimin e gazit në rajonin e mesdheut e cila është kthyer në “mollë sherri” me qeverinë greke.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore