Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Përmbyset kurba/ Fenomeni shqetësues nga Italia, infektohen të rinjtë. Si po fitojnë imunitet të moshuarit

Përmbyset kurba/ Fenomeni shqetësues nga Italia, infektohen të

Mosha mesatare e të infektuarve me Covid në Itali po bëhet tejet shqetësuese. Autoritetet italiane kanë publikuar kurbën e pandemisë me fokus moshën mesatare gjatë 30 ditëve të fundit.

Personat nga mosha 0-18 vjeç përbëjnë 12.8% të numrit të të infektuarve gjatë muajit të fundit, ndërsa personat nga 19-50 vjeç përbëjnë 50.9%.

Ata nga 51-71 vjeç përbëjnë 21% të të prekurve nga virusi e ata mbi 70  vjeç, 12.1%.

Situata aktuale e të sëmurëve me koronavirus në Itali shfaqet krejt e kundërt me atë të muajve të mëparshëm ku përqindja e të infektuarve në moshë të re ishte mjaft e ulët. Në muajin mars 2020 në Itali, të infektuarit me Covid në moshën nga 0-18 vjeç  përbënin 1.2% të të prekurve nga virusi.

Për të sensibilizuar te rinjtë, autoritetet italiane lançojnë sot fushatën ‘Unë respektoj rregullat’ , zë i të cilës do të bëhen artistë të njohur italianë.

Shifrat zyrtare të sapo publikuar të pandemisë në Itali informojnë për 4 viktima e 259 raste te reja. Persona aktivë pozitiv me Covid në Itali janë 13, 368. 779 janë në kurim spitalor e 46 në terapi intesive.

Përmbyset kurba/ Fenomeni shqetësues nga Italia, infektohen të

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore