Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Për herë të parë që kur shpërtheu Covid-19, Trump vendos maskën gjatë një vizite

Për herë të parë që kur shpërtheu Covid-19, Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka vënë maskë për herë të parë që nga momenti që ka shpërthyer pandemia Covid-19.

Mediat amerikane shkruajnë se Trump e vendosi maskën teksa bëri një vizitë në spitalin ushtarak Walter Reed jashtë Uashingtonit, ku u takua me ushtarë të plagosur dhe punonjës të kujdesit shëndetësor.

“Asnjëherë nuk kam qenë kundër përdorimit të maskës por besoj se përdorimi i tyre e ka një kohë dhe vend”- tha Trump ndërsa u largua nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti i SHBA nuk është parë asnjëherë të vendosë maskën në takime dhe vizita të tjera, madje ai tallte rivalin demokrat, Joe Biden për vënien e maskës.

 “Unë mendoj se kur je në spital, veçanërisht në një ambient të veçantë ku disa ushtarë dhe njerëz sapo kishin dalë nga salla e operacionit, mendoj se është e shkëlqyer vënia e maskës”, tha Trump pas vizitës së tij të shtunën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore