
Për çfarë bëhet fjalë? Vendet më të fuqishme në botë do të shpallin sot një vendim të rëndësishëm për naftën ruse!
A duhet të ndihet bota e frikësuar sot?
Bëhet me dije se vendet anëtare të G7-s kanë planifikuar të shpallin një tavan mbi çmimin e naftës së papërpunuar ruse të mërkurën, raporton Politico.
Ideja është amerikane, pasi BE-ja mori një vendim pranverën e kaluar për të ndaluar importin e naftës ruse, i cili duhet të hyjë në fuqi më 5 dhjetor (në shkurt hyn në fuqi ndalimi i importit të derivateve).
Në fillim, SHBA-ja shqyrtoi opsionin e përcaktimit të kufirit të sipërm të çmimit në rreth 40 dollarë, por shpejt hoqi dorë, sepse ekzistonte frika se pas kësaj Rusia mund të ndalonte furnizimin në tregjet botërore, gjë që do të shkaktonte ngritje të çmimit.
Informacionet e fundit thanë se çmimi mund të jetë rreth 60 dollarë, që korrespondon me nivelin në të cilin është planifikuar buxheti rus. Ndërkohë, OPEC+ njoftoi ulje të prodhimit ditor.
Kufiri i çmimit synohet si një mjet për të parandaluar kompanitë e transportit detar dhe siguruesit nga transportimi i naftës ruse që do të shitej me një çmim më të lartë.
Pengesa kryesore për shmangien e sanksioneve është sigurimi i ngarkesave dhe anijeve, i cili më së shumti bëhet në Londër, e cila zbaton sanksione kundër Rusisë. Vendet anëtarë të G7-s janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

E RËNDË/ Shpërthim bombe në shkollë, plagosen nxënësit, çfarë dihet
Historia e plotë >

Shtëpi me gjak, pështymë dhe patate? Po mund të ndodhë, në...Mars
Historia e plotë >





Si po e ri-formaton Evropën Giorgia Meloni
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Eksperti i sigurisë plas BOMBËN: Brenda QSUT shpërndahet drogë
Historia e plotë >
Nga 20 prilli SHQIPTARËT lëvizin PA VIZA edhe në këtë shtet
Historia e plotë >
Lajm i mirë për studentët/ Ministrja Kushi: Për herë të parë do kenë të drejtë të marrin...

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja në Shqipëri? Njihuni me këmbimin valutor për sot

Dominim i motit të kthjellët dhe rritje e temperaturave, parashikimi i motit për sot
Aktualitet




