Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Pentagoni konfirmon një tjetër balonë “spiune” kineze, këtë herë mbi Amerikën e Jugut

Pentagoni konfirmon një tjetër balonë “spiune”

Një tjetër balonë përgjimi kineze mbi Amerikën e Jugut është konfirmuar nga Pentagoni. Kjo vjen një ditë pasi një balonë e tillë u pikas në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat e huaja shkruajnë se është e paqartë saktësisht se ku ndodhet balona, por një zyrtar amerikan ka thënë se nuk duket se aktualisht po shkon drejt Shteteve të Bashkuara.

 “Kemi raporte për një balonë që fluturon mbi Amerikën Latine. Ne besojmë se ky është një tjetër balonë spiune kineze”, tha në një deklaratë për shtyp zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder. Kina tha se balona në hapësirën ajrore të SHBA-së në fakt është një pajisje e përdorur për monitorimin e motit.

Ministria e jashtme e Kinës tha në një deklaratë se ishte përdorur për qëllime “kryesisht meteorologjike”. Objekti fluturoi mbi Ishujt Aleutian të Alaskës dhe përmes Kanadasë përpara se të shfaqej mbi qytetin Billings në Montana të mërkurën, thanë zyrtarët amerikanë.

Sakaq, edhe Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken shtyu udhëtimin në Kinë pas alarmit për balonën përgjuese. Vizita ishte parashikuar të zhvillohej më 5 shkurt, dhe do të shënonte vizitën e parë të një zyrtari amerikan që prej vitit 2018.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore