Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Në Fokus

“Pasaportë për 5 mijë euro”, SHBA i kërkon Bullgarisë që “të pastrojë rrëmujën” për liberalizimin e vizave

“Pasaportë për 5 mijë euro”, SHBA i kërkon

Departamenti i Shtetit ka paralajmëruar Bullgarinë se nëse dëshiron që qytetarët e saj të përfitojnë nga regjimi i udhëtimit pa viza në SH.B.A., duhet që të pastrojë rrëmujën e krijuar nga skema famëkeqe e korruptive “pasaporta për para”.

EurActiv thotë se SH.B.A. ka ngritur shqetësimin se mes personave që kanë përfituar pasaportat bullgare janë edhe shtetas, që nga Uashingtoni konsiderohen si kërcënim për sigurinë e brendshme. Ky shqetësim i është përcjellë qeverisë bullgare bashkë me kërkesën për ‘pastrimin’ e kësaj liste.

Nuk dihet nëse SH.B.A. i ka dorëzuar Bullgarisë një listë emërore me personat që konsideron kërcënim për sigurinë e saj të brendshme.

Skema, sipas një investigimi të EurActiv të 2018-ës ishte korruptive dhe lejoi këdo që është gati të paguante një ryshfet prej 5,000 € për të marrë një pasaportë të mirëfilltë bullgare, që hap dyert e të gjithë BE-së dhe një pjese të mirë të vendeve të tjera të botës.

Agjencia Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit në veçanti u përfshi në skemë, duke u lëshuar "klientëve që paguanin" certifikata false me origjinë bullgare, një dokument në bazë të të cilit mund të lëshohen dokumentet e kombësisë dhe identitetit bullgar. Nga kjo skemë dyshohet se kanë përfituar edhe dhjetra qytetarë shqiptarë.

Shefi i Agjencisë u shkarkua dhe kaloi disa muaj në paraburgim, por një reformë e mirëfilltë nuk ndodhi nën ish-qeverinë, në të cilën VMRO, një partner i ri i koalicionit i ish-kryeministrit Bojko Borissov, luftoi për ruajtjen e status quo-së fitimprurëse .

Aktualisht, Qiproja, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria janë vendet e vetme të Bashkimit Evropian shtetasit e të cilëve ende kanë nevojë për vizë për të hyrë në SH.B.A.

Megjithatë, Kroacia dhe Rumania kanë marrë sigurime se Uashingtoni do të heqë kërkesën për ta së shpejti. Kjo do të lërë vetëm Qipron në Bullgari në kategorinë e vendeve, shtetasve të të cilëve u duhet një vizë jo-imigruese për të hyrë në SH.B.A.

Një memo zyrtare nga Ministria Bullgare e Punëve të Jashtme, duke cituar zyrtarë amerikanë me emrat e tyre, thotë se pala amerikane i ka kërkuar Bullgarisë të sigurohet që vetëm shtetasve që nuk përfaqësojnë një kërcënim për Shtetet e Bashkuara t'u jepet shtetësia bullgare duhet të ndodhë reforma e Agjencisë Shtetërore për Bullgarët Jashtë Vendit që të garantojë një ndryshim të skemës.

Në të njëjtën kohë, Komisioni Evropian po përpiqet të ndërmjetësojë për të arritur "reciprocitet vizash" me SH.B.A. Takimi tjetër i tillë, duke përfshirë Komisionin, SH.B.A. dhe autoritetet Bullgare, do të zhvillohet në 9 dhe 10 Qershor.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Në Fokus

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore