Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Interesi Publik

BE po diskuton bërjen me detyrim të vaksinës anti-Covid

BE po diskuton bërjen me detyrim të vaksinës anti-Covid

Presidentja e Komisionit Europian tha të mërkurën se BE duhet të konsiderojë bërjen e detyrueshme të vaksinave kundër COVID-19, “sepse shumë njerëz ende po refuzojnë që të marrin këto vaksina vullnetarisht”.

Shkalla e vaksinimit në mbarë BE-në qëndron në rreth 66 për qind dhe rritjet e papritura të larta të rasteve në pjesën më të madhe të bllokut 27-vendesh kanë bërë që shumë vende anëtare të rinovojnë kërkesat e maskave dhe testimit dhe të ndërmarrin hapa të tjerë për të frenuar infeksionet.

“Është e kuptueshme dhe e përshtatshme që ta bëjmë këtë diskutim tani, se si mund të inkurajojmë dhe të mendojmë potencialisht për vaksinimin e detyrueshëm brenda Bashkimit Europian”, tha presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.

Politikat shëndetësore mbeten një politikë kombëtare ku Brukseli ka pak akses te vendet anëtare të BE dhe bërja e detyrueshme e mjekimeve mbetet një çështje shumë e diskutueshme dhe deklaratat e Von der Leyen nuk u anashkaluan.

“Një e treta e popullsisë europiane nuk është e vaksinuar. Këta janë rreth 150 milionë njerëz. Kjo është shumë. Vaksinat nuk po përdoren dhe kjo është një kosto e madhe shëndetësore dhe financiare”, u tha ajo gazetarëve.

Kancelari i emëruar gjerman Olaf Scholz tha se do të mbështeste një propozim për të bërë me detyrim vaksinat e koronavirusit për të gjithë, duke filluar prej vitit të ardhshëm.

Vendet e BE-së deri më tani kanë qasje të ndryshme për këtë çështje. Austria u zotua të bëjë vaksinat me detyrim për të gjithë banorët duke filluar nga 1 shkurti. Duke filluar nga mesi i janarit, Greqia planifikon të gjobisë njerëzit e moshës 60 vjeç e lart me 100 euro në muaj, nëse nuk vaksinohen.

“Të dhënat janë të pakundërshtueshme: 9 nga 10 grekë që humbasin jetën (nga COVID-19) janë mbi 60 vjeç dhe më shumë se 8 nga 10 prej njerëzve janë të pavaksinuar”, tha kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.

Sllovakia, nga ana tjetër, po mendon t'u paguajë njerëzve në atë grupmoshë 500 euro për t'u vaksinuar.

27 ministrat e shëndetësisë të BE-së kanë planifikuar të vlerësojnë situatën pas shfaqejes së variantit Omicron. Çdo rekomandim me të cilin ata do të dalin do t'u jepet për vendimmarrje udhëheqësve të vendeve anëtare gjatë një samiti të planifikuar rregullisht më 16 dhjetor.

Mbajtja e një samit urgjent mbi variantin Omicron, i zbuluar për herë të parë në Afrikën Jugore u diskutua për ditë të tëra, por nuk është realizuar ende dhe gjasat janë që të mos mbahet para samitit të rregullt të nëntorit.

Që nga e mërkura e javës së kaluar ka të paktën 60 raste të konfirmuara me Omicron në 11 vende të BE-së. Holanda ka gjetur shumicën e rasteve deri më tani me 16 dhe shumica prej tyre kanë pasur një lidhje me Afrikën e Jugut.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore