Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Pas 3 vitesh jepet verdikti/ Pesë lojtarët vrasës dënohen me burgim të përjetshëm, tre me nga 15 vite…

Pas 3 vitesh jepet verdikti/ Pesë lojtarët vrasës dënohen me

Më në fund, drejtësia e tha fjalën e saj. Gjykata Penale e Dolores në Argjnetinë, dje dënoi lojtarët e regbisë Maximo Thomsen, Enzo Comelli, Matias Benicelli, Ayrton Violaz, Blas Cinalli, Luciano, Lucas dhe Ciro Pertossi, si fajtorë për vrasjen e Fernando Sosa, më 18 janar 2020, përballë klubit të natës “Le Brique” në Villa Gesell.

Pesë nga të pandehurit morën burgim të përjetshëm për krimin e vrasjes së djaloshit atë natë. Tre të pandehurit e tjerë morën nga 15 vite dënim si pjesëmarrës dytësor në krim.

Më në fund, ky proces gjyqësor ka marrë fund pas 13 seancash, 3 vjet e 17 ditë pas episodit të vrasjes. Gjyqi përfundimtar është dashur të ndërpritet për disa minuta, pasi në momentin ku njëri prej të pandehurve dëgjon vendimin e gjykatës për burgim të përjetshëm, bie pa ndjenja në sallë.

Pesë lojtarët e regbisë, të cilët morën dënimin me burgim të përjetshëm, rrahën brutalisht të riun me grushte e shkelma në dalje të lokalit pranë bregdetit. Viktima ishte një djalë shëmbullor i zonës dhe vdekja e tij krijoi trazira të mëdha në Argjentinë, ku u realizuan edhe protesta të mëdha në të gjithë vendin.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore