Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Paralajmërimi nga Anglia: Edhe personat e vaksinuar kundër COVID mund të përhapin virusin

Paralajmërimi nga Anglia: Edhe personat e vaksinuar kundër COVID mund

Qytetarët që janë vaksinuar kundër Covid-19 mund ta transmetojnë virusin te të tjerët dhe duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat njësoj si më parë.

Paralajmërimi vjen nga Anglia, ku Prof Jonathan Van-Tam theksoi se shkencëtarët "nuk e dinë ende ndikimin e vaksinës në transmetim".

Prof Van-Tam tha se "asnjë vaksinë nuk ka qenë kurrë" 100% efektive, kështu që nuk ka mbrojtje të garantuar.

"Edhe pasi të keni marrë të dyja dozat e vaksinës, ju përsëri mund t'i transmetoni Covid-19 dikujt tjetër dhe zinxhirët e transmetimit do të vazhdojnë më tej," tha Prof Van-Tam.

Ai kërkon që të respektohen masat, njësoj sikur para vaksinimit.

"Nëse ndryshoni sjelljen tuaj, ju akoma mund të përhapni virusin, duke vënë në rrezik të tjerët që gjithashtu kanë nevojë për vaksinën, por janë më poshtë në radhë"./ Gazeta SHQIP

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore