Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Panik në Stamboll, sulmohet me armë zyra e “İYİ Parti”, kryetarja ngre gishtin ndaj Erdogan: Nëse do të vish, eja!

Panik në Stamboll, sulmohet me armë zyra e “?Y? Parti”,

Zyra e “?Y? Parti” në Stamboll është sulmuar me armë zjarri. Sipas informacioneve të para një plumb ka përfunduar në xhamin e godinës së partisë, ndërsa policia ka rrethuar zonën.

Ndërkohe kryetarja e kësaj partie, Meral Aksener, thuhet se ka pasur një përballje të ashpër me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdo?an, lidhur me një spital i cili sipas saj nuk u ndërtua kurrë.

Në postimin e saj në Twitter, ajo nis një sulm kundër Recep Tayyip Erdo?an, duke theksuar: Në epokën e pushtetit tuaj, të gjitha sulmet ndaj shtëpisë sime dhe kolegëve mbetën të pandëshkuar. Sot ka ndodhur një sulm i armatosur në kryesinë tonë të provincës së Stambollit, zoti Rexhep! Nëse do të vish, eja!

Sulmi u dënua edhe nga kryetari i bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglou, duke shkruar: Dënoj sulmin e armatosur ndaj organizatës lokale të Stambollit të “?Y? Parti”. Autoritetet të zbardhin ngjarjen.

Duke reaguar ndaj sulmit, këshilltari i kryetares së kësaj partie ka ngritur gishtin ndaj Recep Tayyip Erdo?an dhe i është referuar konkretisht deklaratave të presidentit të AKP-së kundër Meral Aksener, e cila kishte thënë “Mos më bëj të merrem me ty”.

Siç tha këshilltari i Aksener, sulmi ishte rezultat i gjuhës së urrejtjes, fyerjeve dhe kërcënimeve.

“Problemi më i madh në Turqi në vitin 2023 është mentaliteti që shkakton këtë gjuhë të urrejtjes!”. tha ai.

Nënkryetari i CHP Segit Torun dënoi ashpër sulmin e armatosur dhe uroi që “të gjithë autorët e përfshirë në politikën e frikësimit të fjalës së lirë të sillen para drejtësisë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore