Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Pamjet që shokuan opinionin në Serbi/ Nëna rreh brutalisht fëmijët, vetëm se e zgjuan nga gjumi

Pamjet që shokuan opinionin në Serbi/ Nëna rreh brutalisht

Një 32-vjeçar nga Leskovci i Serbisë, mbeti i shtangur kur një muaj më parë pa filmimet nga kamerat e sigurisë të vendosura në shtëpinë e tij, ku gruaja e tij 29-vjeçare, rreh brutalisht djalin e tyre 4-vjeçar dhe vajzën 6-vjeçare.

Në pamjet e siguruara nga policia serbe, shihet qartë sesi gruaja fillimisht i bërtet vogëlushit e më pas fillon ta shqelmojë e grushtojë – duke e goditur në kokë dhe e përplas për muri.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo më pas i vërsulet vajzës të cilën vazhdimisht e  fyen me fjalët më të rënda.

Megjithatë nuk dihet nëse “terrori” mbi fëmijët përfundon aty, pasi gruaja largohet nga dhoma. Ajo çfarë tmerroi më shumë opinionin, ishte se gjithçka ndodhi vetëm pse fëmijët i kishin prishur gjumin të ëmës.

Mediat në Serbi raportojnë se gjykata ka filluar procesin gjyqësor ndaj gruas së dhunshme, kur fëmijët kanë mbetur me babanë me urdhër të gjykatës.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

 
Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore