Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është bërë trupi shoshë nga plumbat (FOTOT)

Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është

45 vjeçari Enrique Homero Guzman Rocha, është gjetur dje në një makinë të bërë shoshë nga plumbat në qytetin Culiacan, të shtetit meksikano-veiror Sinaloa, pasi i kishte mbijetuar një tentative kundër jetës së tij në fund të vitit të shkuar.

Ai ishte nipi i liderit famëkeq El Chapo, të kartelit të drogave më të madh të Sonaloa, teksa lufta mes bandave rivale është përkeqësuar me bllokadën e zgjatur të koronavirusit.

Trupi i tij u identifikua nga të afërmit para se të dërgohej në mjekësinë ligjore për analiza.

E përditshmja meksikane El Universal tha se në 2019 ai i kishte mbijetuar një atentati me eksploziv në makinë vetëm me disa plagë të lehta.

Enrique është vëllai i një prej vrasësve më famëkeq të El Chapo-s, Juan Guzman Rocha i cili u vra në 2011 pasi u mor peng dhe u torturua nga bandat rivale.

Akti i fundit shënon një përkeqësim të luftës së përgjakur për kontroll brenda kartelit të Sinaloa, teksa edhe muajin që shkoi trupat e shtatë të dyshuarve si vrasës të kartelave ishin lënë në një rrugë të paasfaltuar në një zonë rurale.

Ministri i sigurisë publike Cristobal Castaneda tha: “Ishin shtatë trupa, shumica e të cilëve me veshje taktike ushtarake. Duket qartë se është një luftë mes bandave të organizuara kriminale”.

Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i ështëPamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është Pamje të rënda/ Masakrohet nipi i El Chapos, ja si i është 

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore