
Paketa 40 mijë euro/ Udhëtime luksi në Dubai për të bërë vaksinën
Trendi i ri i pushimeve në kohën e Covid është udhëtimi luksoz ku përfshihet edhe vaksina. Në Mbretërinë e Bashkuar, klubi privat “Knightsbridge Circle” lejon anëtarët e tij, që duke paguar anëtarësinë vjetore prej 25 mijë paund të fluturojnë në Dubai dhe Abu Dhabi për t’iu nënshtruar vaksinës Pfizer ose në Indi për atë AstraZeneca/Oxford.
Anëtarët e klubit duhet të rezervojnë vetëm një avion privat, për të marrë dozën e parë të vaksinës dhe të presin në një hotel luksoz ose vilë me një pishinë, të kompletuar edhe me një kuzhinier privat, për dozën e dytë.
Ndërsa kostoja e vaksinës është përfshirë në regjistrim, ajo e pushimit, fluturimi me klasin e parë me Emirates dhe akomodimi arrin në 40 mijë paund.
“Ne jemi pionierët e këtij programi luksoz të udhëtimit,” tha themeluesi i klubit Stuart McNeill për “The Telegraph”.
Në këtë lloj udhëtimi mund të marrin pjesë vetëm ata personat 65 vjeç dhe që i kanë të qarta burimet financiare.
“Ne kemi një përgjegjësi morale për t’i dhënë përparësi kategorive më të rrezikuara,” tha McNeill.
Knightsbridge Circle tha se rreth 20% e klientëve të tij kanë fluturuar në Dubai dhe Abu Dhabi. Ndërkohë, klubi po studion destinacione të reja.





Itali, bie numri i viktimave dhe të infektuarve nga Covid
Historia e plotë >



BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Albin Kurti nën presionin e Izraelit dhe të Turqisë
Historia e plotë >
“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
4 persona vdesin nga Covid në Shkodër, ishin të intubuar në spital rajonal

"NY Times" zbulon si po ecën vaksinimi në botë/ Izraeli mban vendin e parë, Shqipëria ka marrë...

19 persona humbin jetë nga COVID, regjistrohet tjetër shifër e lartë infeksionesh të reja
Biznes


Pabarazia dhe Covid po varfëron qytetet e mëdha, si po “shkërmoqet” Shkodra
Historia e plotë >
Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >