Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

Opozitari rus poston foton nga spitali: Rrugë e qartë por jo e shkurtër

Opozitari rus poston foton nga spitali: Rrugë e qartë por jo e

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, prej disa ditësh ndodhet në një spital gjerman, pasi shkoi në gjendje të rëndë i helmuar. Ditën e sotme, ai ka publikuar në profilin e tij në “Instagram” një fotografi ku shfaqet duke ecur në shkallë.

Teksa kanë kaluar pesë ditë që kur i hoqën aparaturën me të cilën furnizohej me oksigjen, Navalny ka zbuluar se si është gjendja e tij shëndetësore aktualisht.

Opozitari rus poston foton nga spitali: Rrugë e qartë por jo e

“Më lejoni t’ju tregoj se si po shkon rehabilitimi im. Është një rrugë e qartë, por jo e shkurtër. Të gjitha problemet aktuale si fakti që telefoni në duart e mia është i padobishëm si një gur, apo dhe pirja e ujit- një marrëzi e pastër”, shkruan në mesazhin e tij në “Instagram” Navalny.

Kujtojmë se politikani opozitar rus u ndje keq papritur gjatë një fluturimi në avion, më 20 gusht. Sipas ekspertëve gjermanë, thuhet se kritiku i madh i Putin është helmuar me agjentin nervor Noviçok, të cilën ka dyshime se ai mund ta ketë pirë gjatë qëndrimit në hotel nga një shishe uji.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore