Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Bota

OBSH rekomandon përdorimin e dy ilaçeve të artritit për trajtimin e COVID-19

OBSH rekomandon përdorimin e dy ilaçeve të artritit për

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka rekomanduar përdorimin e dy ilaçeve të përcaktuara si efektive në trajtimin kundër koronavirusit të ri (COVID-19).

Në një njoftim, OBSH paraqiti rekomandimet e Grupit të Ekspertëve për Zhvillimin e Standarteve Ndërkombëtare të organizatës lidhur me efektshmërinë kundër COVID-19 të ilaçeve të artritit (inflamacioni i kyçeve), pas shtatë provave të ndryshme që u kryen në mbi 4 mijë të sëmurë me COVID-19 në gjendje të lehtë, të rëndë dhe kritike.

Sipas kësaj, ilaçet e artritit 'Baricitinib' dhe 'Interleukin-6 (IL-6)' u përcaktuan se sigurojnë efekt pozitiv në shërimin e të sëmurëve me COVID-19 në gjendje të rëndë kur këto ilaçe përdoren bashkë me kortikosteroid.

Tek të sëmurët me gjendje rëndë që kanë marrë këto ilaçe është vërejtur rritje e imunitetit kundër virusit dhe pakësim në nevojën për trajtim me oksigjen.

Ekspertët paralajmëruan se këto dy ilaçe nuk duhet të përdoren kurrë në të njëjtën kohë.

Ndërsa për të sëmurët që nuk janë në gjendje të rëndë u rekomandua "përdorimi në kushte të caktuara" i Sotrovimab, një nga ilaçet e antitrupave monoklonal.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore